“Kinematografia dokumentare në kërkim të drejtësisë” – kjo ishte njëra nga temat e diskutuara në ngjarjen më të madhe kushtuar kinematografisë në Bullgari – Sofia Film Fest. Anëtare e jurisë në konkursin e dokumentarëve është bullgarja Svetla Turnin, e cila 12 vjet jeton në Monreal. Aty Svetla është drejtoreshe ekzekutuese e Сinema Politica-s, një rrjet të përhapjes së kinematografisë së pavarur dokumentare. Ja se ç’ka mendon ajo:
“Filmat në rrjetin e politikës kinematografike janë nga mbarë bota. Theksin e kemi vënë mbi dokumentarët me tematikë sociale e politike, rrëfen Svetla Turnin. – Trajtohen kryesisht temat lidhur me refugjatët dhe zonat luftarake, si dhe temat të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, natyrën, ndotjen, problemet në vendin e punës etj. Pjesa dërmuese e këtyre dokumentarëve është me buxhet të vogël. Filmat trajtojnë jetën e grupeve të margjinalizuara, njerëz në gjendje të vështirë qoftë lidhur me racizmin, qoftë me diskriminimin në bazë të klasës etj.”
Shumica e degëve të rrjetit e dokumentarëve janë universitetet në Kanada dhe Evropë. Projektimet e filmave janë falas dhe organizohen kryesisht nga vullnetarët, specialistë të kinematografisë. Qëllimi është që filmat të jenë sa më të kapshëm për publikun e gjerë, pra për të gjitha shtresat shoqërore. Me rëndësi është që shikuesit të ndjekin filma cilësorë me tematikë aktuale. Dhe më pas t’u bashkohen diskutimeve me regjisorët, pedagogët, shkrimtarët, gazetarët, ekspertët dhe aktivistët.
“10-15 vitet e fundit kinematografia dokumentare pësoi shumë transformime, vë në dukje Svetla Turnin. – Pra, dokumentarët bëhen gjithnjë e më të popullarizuar mes publikut të gjerë dhe po dalin jashtë dogmatizmit. Ka më shumë qasje artistike se sa më parë. Tematika është tepër tërheqëse dhe zbulon histori prekëse për jetën e njeriut. Mirëpo, nga ana tjetër është gjithnjë e më vështirë të përhapet kinematografia dokumentare. Në shumë vende të huaja rrjetet televizive përbëjnë platformën kryesore të shfaqjes së dokumentarëve. Festivalet e filmit po ashtu, siç është rasti me Sofia Film Fest-in. Nënkuptohet se ka festivale të veçanta vetëm për kinematografinë dokumentare, siç janë aktivitetet në Amsterdam dhe Toronto.”
Svetla Turnin ka mbaruar Kolegjin Amerikan në Sofje dhe më pas është regjistruar në Universitetin Amerikan në Madrid, ndërsa në Monreal ka studiuar në degën e medias dhe komunikimit në Universitetin “Konkordia”. Për mendimin e bullgares Monreali është një qytet me kulturë të pasur.
“Ky është një qytet me ndërgjegje sociale shumë aktive, thotë Svetla Turnin. – Me sa e di Monreali është njëri nga qytetet në Amerikën Veriore me përqindjen më të madhe të studentëve për frymë të popullsisë. Që do të thotë se është tepër i pasur për nga idetë dhe aktivitetet e ndryshme. Siç e dimë, studentët zakonisht janë ata të cilët iniciojnë fushata dhe lëvizje sociale.”
Rrjeti i përhapjes së kinematografisë dokumentare Сinema Politica në fakt lindi si një klub studentor dhe më pas u kthye në një organizatë të kinematografisë së pavarur në universitetet në Kanada dhe në vendet e tjera të botës. “Sivjet është hera e parë që bashkëpunojmë me Sofia Film Fest-in dhe besoj së shpejti do t’ia ofrojmë dokumentarët tanë publikut bullgar”, thotë Svetla Turnin.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..