Dita e Ungjillëzimit është një nga festat më të bukura të krishtere. Pikërisht këtë ditë e zgjodhën Krasimir dhe Violeta Gjulemezovi dhe Eva Najdenova, që të respektojnë kujtesën e kolegut dhe mik të tyre Georgi Najdenov – Gogo dhe muzikantin tjetër të ndjerë nga grupi “Tonika” – Ivan Hristov. Disa breza bullgarësh rritën me këngët e formacioneve “Domino”, “Tonika SV” dhe “Familja Tonika”. Si partnerë në skenë dhe në jetë, Eva dhe Gogo interpretuan këngë të mrekullueshme. Më 25 mars, Eva Najdenova bashkë me miqtë e saj nga dueti “Shik” – Krasi dhe Vili Gjulemezovi formojnë grupin “Tonika Domini” për të realizuar një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Publiku do të dëgjojë shumë këngë të bashkuar nën emrin “Kujtime për Gogon”.
Formacioni “Tonika-Domini” ka ndërmend të realizojë një turne të madhe në qytetet më të mëdha të vendit. Në fund të vitit muzikantët kanë ftesë të këndojnë para bashkatdhetarëve tanë në SHBA-në dhe në Kanada.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..