Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët po plaken dhe pakësohen, ekonomia po dobësohet

БНР Новини
Foto: BGNES

Popullsia e Evropës Qendrore dhe e vendeve baltike po plaket më shpejt dhe pakësohet në krahasim me vendet e vjetra anëtare të BE-së. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të Bankës Botërore “Evropa që po plaket”. Në Bullgari këto procese janë me tregues më të këqij. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave, popullsia e Bullgarisë pakësohet me 5 veta në një orë, ose me mbi 45 mijë veta në vit – sa janë banorët e një qyteti me dimensione mesatare në vend.

Shpjegimi është i thjeshtë. Vdekshmëria është më e larta në BE dhe e gjashta në botë, lindshmëria është jashtëzakonisht e ulët, emigracioni është i madh. Mirëpo, të gjitha këto fakte pesimiste i kanë shpjegimet e veta. Shkaku kryesor është ekonomia e dobët dhe përkatësisht varfëria në masë dhe kushtet e këqija të jetesës.

Para 25-30 vitesh bullgarët ishin pothuaj 9 mln veta, aktualisht numri i tyre është rreth 7 mln., kurse sipas parashikimeve të Bashkimit Evropian rreth vitit 2050 ata do të jenë pak mbi 5.7 mln veta në qoftë se nuk ndërmerren masat përkatëse.

Në shikim të parë shpjegimi i katastrofës demografike, që e rrezikon vendin, duket i thjeshtë. Në të njëjtën kohë problemet, të cilat e shkaktojnë këtë situatë dramatike, duken të pazgjidhshme, sepse janë lidhur si me politikën sociale, kulturore dhe ekonomike, ashtu dhe me tensionet etnike dhe fetare, me interesat gjeopolitike, me ndryshimet klimatike etj., thënë shkurtimisht, me kushtet e jetesës. Po të lindësh në varfëri, po të rritesh pa u arsimuar, po të fillosh të kërkosh punë, pa aspak kualifikim dhe aftësi pune, pavarësisht se sa do të punosh, do të marrësh një pagë, e cila mezi do të mjaftojë, që të paguash rrymën elektrike, ujin dhe ushqimin me cilësi të dyshimtë. Atëherë njeriu nuk do të mendojë për trashëgimtarët, të cilët do të jetojnë edhe më keq nga vetë ai. Prandaj numri i foshnjave të lindur gradualisht po ulet – nga rreth 120 mijë në vit gjatë totalitarizmit deri në 60 mijë tani, gjë që na radhit në vendin e 210-të në botë. Nataliteti në shtetet e zhvilluara në botë po ulet kudo dhe popullsia po plaket. Mirëpo, janë shumë pak vendet, në të cilat për një periudhe 20 vjeçare numri i foshnjave është ulur dy herë.

Nga ana tjetër, bullgarët e rinj, aktivë, të arsimuar, ambiciozë dhe të kualifikuar nuk gjejnë kushte të përshtatshme dhe perspektiva për zhvillim profesional dhe personal në vendin më të varfër dhe më pak të zhvilluar në Bashkimin Evropian dhe e kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit. Sipas disa të dhënave ata janë mbi 1.5 mln, kurse pikërisht ky grup social është me potencialin më të madh ekonomik, këta janë njerëzit, të cilët krijojnë familje, punojnë dhe realizohen në mënyrë profesionale dhe personale, por jo në Bullgari, por jashtë shtetit, në dobi të ekonomive të huaja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Rilës pret 200 pelegrinë që ndjekin rrugën “Mrekullibërësi i Rilës”

Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...

botuar më 25-08-05 5.25.PD
Shkaba egjiptiane

Një shkabë egjiptiane është helmuar pranë Krumovgradit

Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...

botuar më 25-08-04 6.48.MD

57 000 pensionistë të moshuar punojnë me kontratë në sektorin shtetëror

225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..

botuar më 25-08-04 12.28.MD