Nga 27 deri më 29 mars në Bllagoevgrad u zhvillua një simulim i marrjes së vendimeve dhe i procedurave ligjvënëse në BE “Modeli i Bashkimit Evropian”, organizuar nga klubi “Shoqëria Evropiane”.
“Quhem Natalia Gergeva dhe jam nga Maqedonia – na tha një prej pjesëmarrësve. Do të diplomohem gjatë muajit maj të këtij viti. Pjesëmarrja ime në konferencë është pjesë e kursit mësimor, ku marr pjesë, “Krijimi i politikave evropiane”. Do të jem pjesë e Parlamentit Evropian në cilësinë e përfaqësueses së Partisë Socialdemokratike Austriake. Pritet që të debatojmë mbi problemin e migracionit. Pres që në fund të arrijmë një marrëveshje.”
Partnerë kryesorë të aktivitetit ishin fondacioni “Fridrih Nauman”, Universiteti Amerikan në Bullgari, Zyra Informative e Parlamentit Evropian në Bullgari.
“Simulimi i “Modelit të BE-së” është një praktikë evropiane dhe po zhvillohet në mbi 20 shtete-anëtare, tha Bojko Bllagoev nga Zyra Informative e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja është që të stimulohet procesi ligjvënës midis Këshillit të Ministrave të BE-së dhe Parlamentit Evropian, kështu qe studentët të marrin përvojë, duke hyrë në rolin e eurodeputetëve, ose të ministrave. Pjesëmarrësit shpërndanë mes tyre edhe rolet e gazetarëve dhe të lobistëve në tërë këtë proces. Studentët jo rastësisht kanë zgjedhur temën e politikës së imigracionit të BE-së, sepse ajo është jashtëzakonisht aktuale jo vetëm për shtetin tonë.”
Në fillim të konferencës u zhvillua një debat “Të metat në politikën e imigracionit të BE-së”, organizuar nga fondacioni “Fridrih Nauman”.
“Nga Brukseli, gjatë këtij debati, u përfshi Antoaneta Asenova, asistent i eurodeputetes bullgare nga Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë Filiz Hjusmenova, vazhdoi Bojko Bllagoev. Gjatë simulimit u diskutuan probleme, të cilat janë në qendrën edhe të Parlamentit Evropian, edhe të Këshillit të Ministrave. U diskutuan strehimet, procedurat e dhënies së strehimeve, marrëdhëniet midis shtetasve dhe refugjatëve, u shqyrtua edhe situata në Bullgari. Studentët me të vërtetë hynë në mënyrë reale në rolin e politikanëve dhe simulimi ishte absolutisht real. U shqyrtuan masa, të cilat mund të ndërmerren, që të përmirësohet jo vetëm situata në Bullgari, por edhe në Bruksel. Për shembull, qytetarët mund të vëzhgojnë live në internet debatet në Parlamentin Evropian, një gjë e tillë ndodhi edhe në Bllagoevgrad. Studentët zgjodhën kryetar të Parlamentit Evropian. Kishte përfaqësues të grupeve të ndryshme politike nga shtete të ndryshme. Ata u ndanë në dy komisione, kështu qe të diskutojnë variantet e punës të legjislacionit. Kishte votime, kishte bisedime midis ministrave të shteteve të ndryshme, të cilat bëjnë pjesë në Këshill, dhe përfaqësuesve të qytetarëve, siç janë deputetët evropianë. Ishte interesante për t’u vëzhguar e gjithë kjo, sepse ata hynë në rolin e politikanëve evropianë. Besoj se për ta kjo ishte jashtëzakonisht e dobishme, sepse diçka, që e kanë mësuar teorikisht, menjëherë e aplikuan në praktikë.”
Bojko Bllagoev nga Zyra Informative e Parlamentit Evropian në Bullgari është i bindur se studentët ambiciozë nga Universiteti Amerikan në Bllagoevgrad do të krijojnë një traditë në realizimin e “Modelit të Bashkimit Evropian”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi:Model European Union Blagoevgrad dhe europarl.bg
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..