Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondi për garantimin e depozitave grumbullon mjete, borxhi i tyre ndaj shtetit po mbetet

Foto: arkiv

Kursimet e bullgarëve në banka tejkaluan 20 mlrd euro. Në të njëjtën kohë ligji garanton 100 për qind vetëm depozitat deri më 100 000 euro. Çfarë ndodhet në praktikë – kjo u pa shumë mirë gjatë krizës së vitit të kaluar rreth bankës së katërt për nga madhësia në Bullgari. Për shkak të udhëheqjes së keqe të bankës nga pronari i saj mazhoritar dhe të kredive të pasigurta, ajo u shpall në falimentim, banka qendrore e mbylli dhe në fund ishte hequr dhe licenca e bankës. Atëherë të gjithë depozituesit e bankës kërkuan që të përfitohen nga e drejta e tyre ligjore dhe të marrin paratë e tyre nga Fondi për Garantimin e Depozitave. Mirëpo, doli se në këtë fond nuk i ka 1.5 miliardët e domosdoshëm dhe shteti duhej të tërhiqte një hua të jashtme, që t’i mbushë llogaritë e fondit, i cili nga ana e vet t’ua paguajë mjetet depozituesve. Kështu edhe shteti, edhe fondi u bënë borxhli. Në fund të këtij operacioni fondi ishte me 1 mlrd euro më pak dhe arka absolutisht të zbrazëta. Në të njëjtën kohë askush nuk mund të na japë një garanci 100 për qind se kjo nuk do të ndodhë edhe me ndonjë bankë tjetër.

Tani u bë e qartë se bankat në Bullgari kanë transferuar në llogaritë e fondit shumën e parë të detyrueshme. Mirëpo, paratë janë shumë pak – 130 mln euro dhe kjo shumë është tepër e vogël në sfondin e shumës së depozitave prej 20 mlrd eurosh.

Kjo situatë e rrezikshme duhet të dyfishojë përpjekjet e Fondit, i cili është njëkohësisht borxhli dhe pronar teorikisht i shumë prej aktiveve të Bankës së falimentuar Korporative Tregtare. Këto ditë, pasi u bënë disa ndryshime speciale, në bankë hynë sindikët, që të përpiqen t’i shesin sa është e mundur më leverdishëm aktivet e tjera të institucionit financiar dhe të grumbullojnë në këtë mënyrë mjete, që të mund të rikthehet borxhi ndaj shtetit dhe të plotësohen arkat e fondit. Kjo është një detyrë shumë e vështirë. Sipas disa mendimeve operacioni i likuidimit të pronësisë së bankës së falimentuar mund të vazhdojë rreth 10 vjet dhe askush nuk mund të thotë me siguri se sa mjete do të grumbullohen. Sidomos, duke pasur parasysh marrëveshjet e dyshimta, në të cilat banka ka marrë pjesë dhe ikjen nga vendi të bankierit dhe afaristit Cvetan Vasilev.

Vetëm para një jave u bë e qartë se perandoria e biznesit e këtij oligarku, siç shumë njerëz e quajnë, në fakt ka shumë borxhe ndaj bankës, kurse aktualisht ajo ua shet pronësitë e saj pronarëve të huaj. Ata premtojmë të kthejnë borxhe me vlerë 900 mln euro, dhe një pjesë prej tyre do t’i kthehen pikërisht Bankës Korporative Tregtare, por dyshimet në aftësinë e tyre për konkurrencë mbizotërojnë. Mirëpo tani për tani askush nuk u beson “këtyre investitorëve nga BE-ja”, siç vetë ata e caktojnë veten,dhe kjo ripohohet nga fakti se Agjencia Kombëtare për të Ardhurat sekuestroi aktivet dhe aksionet e tërë pakos së kompanive, për të cilat Cvetan Vasilev thotë se i ka shitur. Qëllimi i autoriteteve është i qartë: borxhlitë t’i paguajnë huat e marra. Opinioni publik ka një qëndrim pozitiv ndaj këtyre masave të shtetit, sepse pothuaj çdo një bullgar ka para në bankë dhe do që të jetë i sigurt, se edhe në raste vështirësish nuk do të humbasë kursimet e veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD