Metroja do të shpëtojë kryeqytetin e Sofjes. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të banorët e Sofjes arritën numrin 500 mijë veta. U nisën të ndërtonin blloqe të reja pallatesh larg qendrës. Popullsia e kryeqytetit u shtua ndjeshëm – 1.4 mln banorë.
Më 28 janar 1998 u vë në funksionim itinerari i parë i metros me 5 stacione. Deri në vitin 2012 u mbyllën dy itineraret kryesore – 31 kilometra në total me 27 stacione. Në ditët e punës me metron udhëtojnë 300 mijë pasagjerë në ditë. Sot stacionet e metros janë 31 dhe po ashtu u rrit fluksi i pasagjerëve.
Më 2 prill të këtij viti u hap itinerari i ri i metros i cili çon te Aeroporti i Sofjes. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Kryeministri Bojko Borisov dhe Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Ditën e parë udhëtimi me metron ishte falas. Gjëja e parë që shihet nga sektorët “nisja” dhe “mbërritja” është skulptura e Orfeut, vepër e Krum Damjanovit.
45 mijë pasagjerë në ditë do të udhëtojnë me metron deri në stacionin “Aeroporti i Sofjes”. Ashtu do të pakësohen qarkullimi rrugor dhe emisionet e dëmshme në ajër. Është një privilegj sepse pasagjerët mund të udhëtojnë direkt nga Aeroporti i Sofjes deri në Stacionin e Autobusëve dhe në Stacionin e Trenave. Ndryshe nga vendet e tjera në botë bileta për udhëtimin në itinerarin e aeroportit nuk kushton më shumë se bileta e zakonshme që është 50 cent.
Një hapjen e itinerarit të ri kishte ardhur një grua e shoqëruar nga familjarët e saj. “Jemi shumë të kënaqur. Stacioni i ri duket super. Ashtu do të reduktohet trafiku në zonë dhe do shtohen mundësitë komunikatave të kryeqytetit.”
Disa banorë të Sofjes parapëlqyen transportin nëntokësor se komforti i automobilave të tyre. “E prita djalin tim në aeroport. Ia dhashë çelësin e veturës dhe i thashë: Shko ti, unë preferoj të udhëtoj me metron e re, sepse e kam më kollaj”, rrëfen Martin Hristov.
Danail Bobanac shpeshherë udhëton me metron. Ja se ç’tha ai: “Mua më pëlqen ndërtimi i metros. Është bërë përkryer. I reziston ngarkimit të vagonëve dhe të pasagjerëve të shumtë. Plus që pamjen e ka shumë të bukur dhe sjell kënaqësi te pasagjerët e ditës.”
Petër Panajotov pohon se nuk i beson taksistët dhe prandaj do të udhëtonte me metron çdo herë kur ka nevojë të shkojë në aeroport.
Katja Jankova e cila herë pas here udhëton me metron, në ditën e hapjes së itinerarit të ri, zbriste për qejf në çdo stacion. “Të gjitha stacionet e metros janë zbukuruar. Më pëlqejnë shumë. Qielli i stacionit të aeroportit simbolizon fluturimet. Ndihem krenare se jam bullgare dhe udhëtoj me metron e Sofjes.”
Pasagjerët pohojnë se tabelat informative në metro janë të qarta dhe ndihen të sigurt kur po udhëtojnë me të. Pas një muaji duhet të jetë gati dhe stacioni tjetër “Mladost 4”, i cili stacion gjendet afër Parkut të Biznesit në Sofje ku punojnë shumë kryeqytetas.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Luiza Llazarova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..