Pas dy vitesh të bisedimeve të gjata dhe të vështira, më në fund ditën e mërkurë u nënshkrua zyrtarisht një marrëveshje midis Kompanisë Elektrike Kombëtare dhe dy centraleve termike elektrike amerikane në vend, AES dhe Kontur Global, për ndryshimin e marrëveshjeve afatgjata për blerjen e energjisë së tyre elektrike nga pala bullgare dhe për çmimet përkatëse. Ky fakt është tepër pozitiv nga mjaftë pikëpamje dhe kryesisht për faktin se kjo do të thotë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të rrymës elektrike. Mjafton të rikujtojmë se qeveria e kryeministrit të tanishëm Bojko Borisov u rrëzua para dy vitesh pikërisht për shkak të çmimeve shumë të larta të energjisë elektrike. Këtu duhet shtuar dhe dobia e drejtpërdrejtë për imazhin e investitorëve të Bullgarisë pas përfundimit të suksesshëm të bisedimeve me partnerët më të mëdhenj përtej oqeanit.
Nga data 1 korrik 2015 çmimi i paguar nga Kompania Elektrike Kombëtare kompanisë Kontur Global për t’i mirëmbajtur kapacitetet e saj, do të pakësohet me 17 për qind, kurse i njëjti çmimi, që kompania ia paguan AES-it do të zbritet me 14 për qind. Pakësimi do t’i sjellë palës bullgare dobi të drejtpërdrejta nga afro 600 mln euro për dhjetë vitet në vijim. Kundrejt këtyre dobive Kompania Elektrike Kombëtare angazhohet për t’ua paguar borxhet e saj prej 365 mln eurosh dy centraleve deri në fund të muajit qershor. Në këtë mënyrë ato të fundit nga ana e vet do t’ua paguajnë borxhet e veta minierave për prodhim qymyri, nga të cilat blejnë lëndë djegëse.
E gjithë kjo do të ishte e mrekullueshme, të meritonte duartrokitje të mëdha dhe të ishte një shembull i mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj, në qoftë se nuk kishte disa hollësi të vogla.
Konsumatorët e energjisë elektrike nuk do të fitojnë asgjë nga marrëveshja e arritur për zbritjen e çmimit të energjisë, sepse çmimet për ta caktohen nga Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe të Ujrave dhe ato përbëjnë një miks të vështirë prej çmimeve të prodhuesve të ndryshëm, përfshi këtu dhe burimet e gjelbra, të cilat janë të shtrenjta dhe gëzojnë preferenca të ndryshme. Nga ana e vet Kompania Elektrike Kombëtare, e cila ka shumë borxhe, gjithashtu nuk do të fitojë asgjë, por vetëm do të pakësojë shpenzimet e saj. Dhe kjo – në një moment, kur energjetika bullgare në përgjithësi dhe më në veçanti prodhimi dhe tregtia me energji elektrike përjetojnë një krizë të madhe dhe po grumbullojnë borxhe të mëdha. Përveç kësaj, si rezultat i marrëveshjes, Kompania Elektrike Kombëtare do të duhet të kërkojë ngutshëm një shumë të madhe parash. Këto mjete ajo duhet t’ua paguajë amerikanëve brenda një afati prej dy muajsh, kurse kompania nuk disponon këto para. Për llogari të kësaj ajo ka borxhe prej mbi 1.5 mlrd eurosh. Tani ajo do të duhet të tërheqë një hua të re dhe kjo hua përsëri duhet të kthehet, bashkë me interesat e grumbulluar.
Shumica e ekspertëve janë të mendimit se pasi një kompani e shet rrymën elektrike me çmime kaq të ulëta, ajo nuk mund të ketë fitime. Mirëpo, disa ekspertë të tjerë të autoritetshëm na rikujtojnë se mbi 90 për qind prej bullgarëve janë dorëhollë nga pikëpamja evropianoperëndimore. Përveç kësaj 2015-ta është viti i zgjedhjeve vendore dhe klasa politike nuk duhet t’i rritë çmimet, sepse në këtë mënyrë ajo do të qëllojë kundër vetes. Kjo situatë delikate nuk mund të vazhdojë shumë, por pikërisht tani nuk ekzistojnë kushtet e domosdoshme politike dhe sociale për operacionin e vështirë kirurgjik, operacion ky që herët ose vonë duhet zhvilluar. Nga kjo pikëpamje marrëveshja me dy centralet elektrike amerikane është e leverdishme, në vend të parë për vetë klasën politike në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..