Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FRONTEX dhe Bullgaria forcojnë bashkëveprimin e tyre

Foto: http://frontex.europa.eu
Në Bullgari  erdhi për vizitë Drejtori i ri Ekzekutiv i Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operativ nëpër kufijtë e jashtëm të vendeve-anëtare të BE (FRONTEX) Fabris Lexheri. Vizita është një nga të parët që udhëheqësi i ri i Agjencisë bën në shtet -anëtar të BE dhe bëhet në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes për Qendër Trepalëshe për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor midis Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë. Vëmendja e Fabris Lexherit ndaj Bullgarisë me siguri i detyrohet faktit, se ajo ndihmon FRONTEX-in në zhvillimin e operacioneve të specializuara dhe në vitin 2015 do të përkrahë me ekspertë operacione të Agjencisë në shtete të tjera të BE. Gjatë bisedimeve të zhvilluara miku dha sigurime, se nga ana e saj  FROTEX është gati të mbështetë Bullgarinë kundër rritjes eventuale të fluksit të refugjatëve nga ana e Detit të Zi. Për një rrezik të tillë raportoi para pak kohe Rumania, ndërsa vet FRONTEX regjistroi devijimin e trafikut të imigrantëve ilegalë drejt Mesdheut Lindor dhe  po shqyrton mundësinë që të dërgojë mision të saj, nën emrin “Posejdon”, për mbikëqyrje të kufijve rrugorë dhe detarë të Bullgarisë-Turqisë, Greqisë-Turqisë, Rumanisë-Turqisë. Përpara vizitës së tij në Sofje Fabris Lexheri u angazhua të japë përgjigje zyrtare pyetjeve: si Agjencia FRONTEX vlerëson situatën me fluksin e refugjatëve në Bullgari, çfarë projekte mund të realizohen për konsolidimin e sigurisë nipër kufirin  bullgaro-turk, që është i jashtëm i BE, a parashikohet në rast të komplikimit eventual të situatës gjatë verës së 2015 të sigurojë ekipe evropiane të ndërhyrjes së shpejtë në ruajtjen e kufirit detar dhe tokësor bullgaro-turk, a shqyrtohet mundësia për dhënie ndihmë teknike Bullgarisë për forcimin e sigurisë nëpër kufirin e saj me Turqinë? Të gjitha këto pyetje janë me rëndësi për Bullgarinë. Bisedimet e shefit të ri të Agjencisë në Sofje do të ndihmojnë qe sa më parë të marrim përgjigje konkrete për to.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev (majtas) dhe lideri i GERB-it Bojko Borisov

Presidenti dhe udhëheqësi i GERB-it u grindën për avionët tanë të rinj F-16

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të cilëve ndodhet tashmë në tokën bullgare, ndërsa i dyti është duke ardhur drejt nesh. “Ne e paguam..

botuar më 25-04-30 5.57.MD
Presidenti Rumen Radev

Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e saj në BE

Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kjo u theksua përsëri nga Presidenti Rumen Radev në Varshavë, ku ai mori pjesë në..

botuar më 25-04-29 4.11.MD

Rusia dhe Ballkani i paqëndrueshëm janë një kërcënim për sigurinë kombëtare

Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare për vitin 2024. Në Bullgari, në vitin 2024, dy agjentë të..

botuar më 25-04-28 10.03.PD