Pas takimit vendimtar në Sofje për ndërtimin e interkonektorëve midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe midis Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilët përbëjnë të ashtuquajturin “Korridor vertikal të gazit” zoti Panajotis Lafazanis, Ministri i Rimëkëmbjes së Prodhimit, të Mjedisit dhe të Energjetikës i Greqisë, dha një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Pyetjes për qëllimin e vizitës së tij në Sofje, Ministri iu përgjigj kështu:
“Këtu jemi në një takim trepalësh të ministrave të energjetikës të Greqisë, të Bullgarisë dhe të Rumanisë, me qëllim diskutimin dhe inkurajimin e ndërtimit të të ashtuquajturit “Korridor Vertikal”, domethënë – të sistemit të gazsjellësve, të cilat do të kalojnë përmes territoreve tona. Gazi do të vijë nga Azerbajxhani, do të kalojë përmes Greqisë dhe nga atje do të vazhdojë drejt Shqipërisë dhe përmes Detit Adriatik do të mbërrijë tek Italia. Aktualisht bëhet fjalë për një segment, i cili do të kalojë nga qyteti grek Komotini përmes Bullgarisë dhe do të arrijë në Rumani. Rezultatet e bisedimeve janë shumë pozitive dhe më e rëndësishmja është se e caktuam grafikun e realizimit të projektit, qëllimi kryesor i të cilit është sigurimi i çmimeve më të leverdishme për të gjithë konsumatorët – qytetarët dhe firmat. Vumë një fillim shumë të mirë dhe pas kësaj duhet t’i koordinojmë përpjekjet tona, që ta realizojmë këtë ide.”
Ndërtimi i segmentit bullgar të gazsjellësit do të fillojë gjatë vitit 2016 dhe pritet që gjithçka të përfundojë deri në vitin 2018. Sipas ministrit grek bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për brezat e ardhshëm. Marrëveshja tashmë është fakt dhe vendimet janë marrë – janë bërë studime, gjithçka është përvijuar dhe mbetet vetëm realizimi, kurse ky realizim është i sigurt, sepse mjetet financiare janë siguruar.
“Projekti është me rëndësi evropiane dhe unë mendoj se mjetet do të jenë të mjaftueshme, që ta mbarojmë” – deklaroi kategorikisht zoti Lafazanis. Përmes këtyre tubacioneve nuk do të kalojë vetëm gaz natyror. Ato do të jenë përcjellës të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve tanë. Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Greqisë janë të shkëlqyeshme, por lë për të dëshiruar. Energjetika është baza, mbi të cilën krijohen marrëdhëniet ekonomike, po bëjmë përpjekje edhe në sferën e tregtisë, të investimeve, turizmit dhe kulturës. Popujt tanë kanë rrënja të përbashkëta kulturore, tradita të përbashkëta, një zhvillim të përbashkët historik dhe mund të kenë një të ardhme të përbashkët – mbi bazën e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket gjithnjë e më reale. Të tilla sinjale vijnë si nga qeveria vendase, e cila ka deklaruar disa herë se..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ndalojë së shpalluri normën bazë të interesit pas futjes së euros si monedhë kombëtare. Kjo thuhet në një seri tjetër pyetjesh dhe përgjigjesh me të cilat banka qendrore shpjegon futjen e monedhës së..
Pronat shtetërore të papërdorshme që gjenerojnë shpenzime duhet të shiten në mënyrë transparente dhe publike përmes ofertave të hapura në një platformë elektronike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Me këtë rast, qeveria miratoi një Program për..
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të..
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi..