Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1982-ta: “Orkestra pa emër” dhe rruga drejt ëndrrave

БНР Новини
Kuadër nga filmi “Orkestra pa emër”

Në vitin 1982 u dha premiera e filmit bullgar “Orkestra pa emër”. Historia e tij rrëfen për katër burra me profesione të ndryshme, të cilët megjithë se nuk janë muzikantë profesionalistë, e kanë ëndrrën për të pushtuar skenat prestigjioze. Edhe sot e kësaj dite “Orkestra pa emër” është ndër filmat më të shikuar të të gjitha kohërave në Bullgari. Regjisori i tij është Ljudmill Kirkov. Skenarin e ka sjellë Stanisllav Stratiev. Personazhet kryesore luhen nga Georgi Mamalev, Pavell Poppandov, Filip Trifonov, Velko Kënev, Katerina Euro (me prejardhje shqiptare) dhe Maria Kavarxhikova. Muzika i përket Boris Karadimçevit. Përveç historisë origjinale, filmi do të mbahet mend me këngët emblemë “Mbetemi” në interpretimin e Margarita Hranovës dhe “Qyteti ynë” të grupit “Tangra”. Filmi është xhiruar në bregdet, në veçanti në pushimoret Ajtos, Sllënçev brjag, Cernomorec dhe Djuni.

СнимкаNë Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i kompozitorit Boris Karadimçev, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

“Filmi është në të vërtetë i mrekullueshëm. Filmat e vërtetë ndikojnë mbi shikuesit dhe këta janë pikërisht filmat ku fati i aktorëve i korrespondon fatit të shikuesve. “Orkestra pa emër” i korrespondon fatit të shumë muzikantëve, të cilët kanë nisur me një entuziazëm të madh për të shfaqur talentin e tyre, për të kënaqur publikun. Këta janë një kategori të mesëm muzikantësh, të cilët duan të paraqiten në skenën e lokaleve, por u ndodhin një sërë fatkeqësish. Në fund të filmit ata thanë: “po mbetemi, po mbetemi” me atë dëshirë karakteristike për natyrën e tyre, duke shpresuar në ëndrrat e tyre.”

СнимкаAktori Georgi Mamalev kujton: “Pjesëmarrja në “Orkestrën pa emër” ishte fat për mua. Në profesionin tonë fati vjen një herë në derë. Edhe në filma të tjerë të suksesshëm kam luajtur, por “Orkestra pa emër” është e paparë – grumbulloi të gjithë dashurinë e publikut dhe fitoi aq shumë çmime. Ky është privilegj i madh për mua”. Pse personazhet e filmit luajnë me emrat e tyre të vërtetë – sepse skenari është sjellë posaçërisht për ta. Përzgjedhje aktoresh ka pasur vetëm për rolin e këngëtares Reni, e cila luhet nga aktorja bullgare me prejardhje shqiptare – Ekaterina Euro.

Skena emblematike midis bateristit të ri Georgi Mamalev dhe komshiut të tij Georgi RusevNë Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare gjindet incizimi i dialogut emblemë të filmit – atij midis Georgi Mamalevit dhe Georgi Rusevit për  bateritë dhe ndikimi i tyre mbi komshinjtë:

“ – O, xhaxhai Petre, thuaj shpejt se po bëj prova.

– Aman, o Goshe, kjo rrahje jote do t’na bëjë të shurdhër. Më iku shëndeti... Ma lere mua, por pulat s’bëjnë më vezë. Vezë nga pazari blej tani, gjynah se kam 20 pula. Unë dhe në luftë kam qenë, por gjë të tillë s’kam parë... Bombardojnë, bombardojnë dhe më pas pushojnë, tek ti pushim s’ka nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ç’është kjo gjë, ç’ishte ky art yt? Po shurdherohemi, o, Goshe.

  – Dhe Betoveni ka qenë i shurdhër, por gjeni. Nuk ka gjë për t’u trembur.

  – Për Betovenin, s’e di, kjo është punë e tij. Unë ty po të them, s’durohet më... Familjarë jemi, por pusho më në fund. Gjithë vitin ti nuk ke qenke lodhur, o djalë.

– S’mundet, o xhaxhai Petre. Ky është arti dhe do sakrifica. A e di ti, si ka filluar një Luis Armstrong p.sh.? Bile zezak dhe pikërisht në Amerikë, por duhet një herë të fillosh.

– Ç’ka për të filluar, o djalë. Unë po të them për të pushuar.

– Ama, kjo është muzikë, o xhaxhai, veç se ti nuk mundesh ta ndiesh, ta kapësh atë.”

Për mendimin e Nikolaj Nikollaevit, i cili luan rolin e italianit Xhani Leopardi, filmi është i suksesshëm, sepse aktorët janë bërë bashkautorë të filmit. “Orkestra pa emër” zë një vend të denjë në thesarin e kinematografisë bullgare. Dhe megjithëse është njëra nga komeditë më të bukura bullgare, kjo komedi përqendrohet dhe mbi temat serioze për miqësinë, dashurinë dhe artin. “Orkestra pa emër” është njëri nga filmat më të dashur për një sërë brezash bullgarë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Sllabakov

Viti 2009: Petër Sllabakovi – fjala e dhënë është më se ligj

Bullgaria nuk ka Pranverën e vet të Pragës, nuk ka edhe Revolucionin prej Kadifeje, nuk ka organizata si Solidarnost, nuk ka disidentë si Haveli dhe Valensa. Shkaqet kryesore për këtë janë të rrënjosura në psikologjinë e popullit dhe arsyetohen me..

botuar më 15-11-14 11.35.PD

Viti 2008 – Konstantin Pavllovi – krijuesi i papranuar nga pushteti komunist

“Intervistë në barkun e balenës” -   Ku ishte më se tri dekada – më pyesin. -   Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht. -   Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin. -..

botuar më 15-11-07 11.10.PD

2007 – Bullgaria në BE: midis eurooptimizmit dhe euroskepticizmit

“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..

botuar më 15-10-31 11.15.PD