A vazhdon të jetë NATO-ja një prioritet strategjik pas afro 10 vitesh anëtarësimi të Bullgarisë në Aleancë dhe a është në gjendje Bullgaria t’i mbrojë interesat e veta dhe të përfitojë nga përparësitë e këtij anëtarësimi. Këto çështje u ngritën gjatë një konference njëditore, të organizuar nga Instituti për Demokracinë dhe Stabilitetin në Evropën Juglindore dhe nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Sofje. Qëllimi është që të vendoset fillimi i një debati të rëndësishëm, duke pasur parasysh ngjarjet e vrullshme, të cilat zhvillohen në vendet e regjionit dhe në Evropë.
“Për herë të parë pas Luftës së Ftohtë Evropa është ngritur para sfidës për t’i mbrojtur në praktikë vlerat, të cilat gjatë disa viteve të fundit i deklaronte, kurse Bullgaria, a është në gjendje ajo t’i mbrojë interesat e saj në një mjedis të lirë, demokratik, por edhe konkurrent, siç është mjedisi i bashkësisë evropiane dhe euroatlantike?” – na drejtoi pyetjen retorike Nadezhda Nejnski, ish Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë (1997-2001), kurse tani kryetare e Institutit për Demokraci dhe Stabilitet në Evropën Juglindore.
“A jemi gati t’i mbrojmë vlerat tona, kur bota është midis diplomacisë dhe armëve?” – Kjo pyetje u drejtua nga Ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev ndaj pjesëmarrësve në konferencë. Sipas fjalëve të tij kriza në Ukrainë është një test i vërtetë i aftësive tona për t’i mbrojtur vlerat tona demokratike, një test, i cili shtron shumë pyetje, por deri tani nuk kemi kërkuar përgjigjen e tyre.
“Qëllimi është që në kuadrin e të drejtave të mia si Ministër i Mbrojtjes ta bëjë Bullgarinë një partner të fuqishëm dhe efektiv të NATO-s dhe të BE-së. Që të mund t’i kundërvihemi një rreziku të jashtëm, ne së pari duhet ta definojmë dhe ta njohim këtë rrezik. Tani sfidat e krahut lindor dhe jugor të Aleancës janë reale dhe jo hipotetike dhe ne duhet të jemi përgatitur shumë mirë. Për këtë qëllim duhet të disponojmë mjaftë mjete, me të cilat të mbrohemi, në rast nevoje. Ka nevojë për një punë të koordinuar të të gjitha niveleve edhe në sistemin e sigurimit kombëtar. Kurse sa për mbrojtjen, duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë çmos për formimin sa më të mirë të aftësive tona mbrojtëse, kurse forcat tona ushtarake duhet të çlirohen nga varësia e tyre nga forcat jashtë NATO-s dhe BE-së. Është shqetësuese edhe mungesa e financimit, sepse pa mjete nuk mund t’i zhvillojmë aftësitë tona mbrojtëse. E kuptoj gjendjen e rëndë financiare të shtetit dhe mungesën e mjeteve financiare në shëndetësi dhe në veprimet sociale, por mbrojtja ka nevojë për livrimin e mjeteve pikërisht këtu dhe pikërisht tani dhe jo në të ardhmen e paqartë. Rritja e kërkuar e mjeteve për mbrojtjen do të jetë për garantimin e sigurisë sonë kombëtare. Këto mjete nuk janë para të hedhura në hava. Ato janë stimuj për ekonominë tonë dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.”
“Bullgaria nuk ka pushuar së mbrojturi vlerat edhe sa i përket Maqedonisë fqinje. Mirëpo, në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, ne shtruam një debat për krizën atje”. Këtë e tha Ministri Daniell Mitov, gjithashtu pjesëmarrës në konferencë.
“Shtetasit e Republikës së Maqedonisë meritojnë të kenë një udhëheqje më të mirë, t’i shohin reformat evropiane, të kenë praktika evropiane në shtetin e tyre. Përpjekjet tona në këtë drejtim nuk do të pushojnë. Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev u takuan në Strasburg, që të bisedojnë me njerëz nga parti të ndryshme politike të nivelit evropian nga Parlamenti Evropian. Do ta ndjekim procesin e bisedimeve, Maqedonia është fqinja jonë, ne përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të dhe ta shohim atë anëtare të BE-së. Këshilli im ndaj politikanëve maqedonas është që ata sa më shpejt ta rimëkëmbin besimin ndaj mjedisit politik. Në Bullgari tashmë është bërë vlerësim i riskut lidhur me destabilizimin e situatës atje. Të gjitha institucionet, të cilat duhet të angazhohen me një prevencë eventuale prej rreziqesh potenciale, janë gati për të vepruar” – na shpjegoi Ministri Daniell Mitov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..