Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energjetika bullgare – më shumë rrymë dhe borxhe, mungojnë para të freskëta

БНР Новини
Foto: BGNES

Energjetika bullgare prej shumë kohe ndodhet në një periudhë të rëndë, periudhë të adaptimit në kushtet e ekonomisë tregtare, por edhe në një periudhë të reformave vazhdimisht  të vonuara, të  pezulluara apo të shtyra. Si rezultat në sektorin e energjetikës, i cili është në dyert e shtetit janë grumbulluar shumë probleme. Tregu kontrollohet nga shteti, por për prodhimin e energjisë elektrike punojnë paralelisht centrale energjetike shtetërore dhe prodhues privatë. Problemet kryesore janë dy – prodhimi i tepërt dhe çmimet shumë të ulëta, të cilët nuk mbulojnë bile shpenzimet dhe investimet e furnizuesve.

Në të kaluarën e afërt Bullgaria pretendonte për vendin prijës në këtë fushë në rajon, ishte qendra energjetike e Ballkanit. Ambiciet e saj ishin lidhur me kapacitetin e madh për prodhim, me të cilin disponojmë. Në të njëjtën kohë shtetet fqinje vazhdimisht apo periodikisht vuajnë nga mungesa e korrentit elektrik. Për këtë arsye Bullgaria eksporton energji elektrike në Turqi, në Greqi dhe më pak për shtete të tjera në rajon. Ndërkohë fqinjët tanë vazhdimisht punojnë për pakësimin e varësisë së tyre energjetike nga furnizues të huaj. Mjafton vetëm të them se Turqia po ndërton dhe ka ndërmend të ndërtojë disa centrale gjigante bërthamore, se Greqia po punon mbi projekte për gazifikim në përmasa të mëdha. Dhe këtu duhet përmendur se kudo përdoren gjerë burimet e reja të ripërtëritshme. Si rezultat i këtyre proceseve eksporti bullgar i energjisë elektrike vazhdimisht pakësohet. Tendenca afatgjate është për pakësimin e konsumimit të brendshëm për shkak të teknologjive më ekonomike, të burimeve të reja energjetike dhe të masave për efikasitet energjetik.

Në të njëjtën kohë në kundërshtim me këto tendenca në Bullgari vazhdimisht flitet për projekte të reja ekonomike – për central të ri bërthamor në bregun e lumit Danub, për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor “Kozlloduj” i cili po funksionon, për një qendër evropian në bregdetin tonë për shpërndarjen e gazit natyror... Një përparim real ka vetëm në një prej këtyre projekteve. Ndërkohë energjetika bullgare po grumbullon borxhe kolosale, të cilat tashmë e tejkalojnë shumën prej 1.5 mlrd. euro dhe vazhdimisht punon me humbje të mëdha. Logjika është absurde – sa më shumë punon, aq më shumë humb. Kështu nuk mund të vazhdojnë gjërat. Si fillim – tashmë nuk punojnë disa blloqe të centraleve termoelektrike. Hapi i dytë është ndryshimi i çmimeve të energjisë, të cilin konsumatorët e presin me shqetësim. Ky ndryshim bëhet nga rregullatori i pavarur çdo vit, më 1 korrik. Dhe jo në vend të fundit konsumatorët presin se në formimin e çmimeve do të hyjnë ashtuquajturat burime të lira energjetike, energjia prej të cilave po eksportohet nga shoqëritë private.

Profesionalistët, që punojnë në këtë sektor flasin për domosdoshmërinë për rritjen e çmimeve më dhjetëra përqindje, politikanët shqetësohen se konsumatorët nuk mund të pranojnë një rritje të tillë. Gjatë kësaj kohe problemet dhe borxhet grumbullohen, situata keqësohet dhe momenti për marrjen e vendimeve të vështira është afër. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD