Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të hyjë Bullgaria në projektin Eastring dhe a do të ringjallet Rryma Jugore?

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fund të javës së kaluar në Rigë ishte bërë një hap i rëndësishëm drejt thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në Evropën Qendrore dhe Lindore në fushën e furnizimeve të gazit. Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë nënshkruan Memorandum politik për  synime për lidhjen e sistemeve të transferimit të gazit të këtyre shteteve. Projekti i quajtur  Easrtring do të furnizohet me gaz nga Azerbajxhani, Turkmenistani, Iraku, Qiproja dhe Rusia dhe do të lejojë furnizime reversive nga pikat e gazit në Evropën Perëndimore.

Në fakt ky është një hap drejt realizimit të Korridorit Vertikal të Gazit, i cili ka rëndësi të madhe për Bullgarinë sidomos pas dështimit të Gazsjellësit Transevropian “Rryma Jugore”, icili duhej nëpërmjet territorit  të saj të furnizonte me gaz rus Evropën  Qendrore dhe Perëndimore. Bile pas zëvendësimit  të tij nga Moska me projektin e ri “Rryma Turke”, Sofja vazhdon të mendojë si të zërë vend më të rëndësishëm gjeostrategjik në kartën e gazit të kontinentit dhe vazhdoi të ngrejë ide  në këtë drejtim, shumica prej të cilave Brukseli vlerësoi si jo serioze. Ideja për lidhjen e gazsjellësve të Bullgarisë me sistemet e transferimit të gazit të vendeve fqinje dhe të Evropës Qendrore me anën e Korridorit Vertikal të Gazit ishte mirëpritur nga KE, i cili la të kuptohet, se mund të financojë projekte të këtij tipi.  Pikërisht në këtë kontekst të nevojës së integrimit, që do të thotë  dhe pavarësi më të madhe nga furnizimet ruse të gazit, duhet të konsiderohet Memorandumi i nënshkruar.

Hapi i parë, së paku në nivelin politik, tashmë është bërë, që sot e tutje do të jenë të nevojshme  studime dhe analiza të gjata ekonomike dhe teknike, dhe detyra e parë në këtë drejtim do të jetë të zgjidhet cili prej dy varianteve të diskutuara të realizohet. Sepse ende nuk është e qartë, projekti Easrtring a do të përfshijë vetëm Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë ose në të do të bashkohet edhe Bullgaria. Në këtë etapë mund të thuhet, se me gjithë paqartësitë, Sofja nënshkroi këtë memorandum, sepse di se ka në dorë atu të fortë.

Në të vërtetë, edhe të tre gazsjellësit, që kalojnë ose do të kalojnë përmes Turqisë, duke transportuar gaz rus dhe azerbajxhanas, duhet të  shkelin në  territorin evropian në afërsi të kufirit me Bullgarinë. Përmes territorit të saj kalon lidhja më e drejtpërdrejtë dhe më e shkurtër me Evropën Qendrore dhe Perëndimore, e cila duhej të përdorej për  gazsjellësin “Nabuko Perëndim”,  që u dështua.  Të tre gazsjellësit  - Transanadollas, ai Turk dhe Transadriatik do të hyjnë në territorin evropian në afërsi të Bullgarisë dhe vazhdimi i tyre në Perëndim dhe Veri në drejtim të Evropës Qendrore dhe Perëndimore do të jetë jo vetëm logjikisht i arsyetuar, por edhe me leverdi ekonomike. Këtu ndoshta duhet të përmenden  thashethemet  e pakonfirmuara tani për tani, se me gjithë mosmarrëveshjes midis Moskës dhe Sofjes në lidhje me “Rrymën Jugore” që u dështua,  tashmë po zhvillohen bisedime për variantin e saj më të vogël i cili të mbërrijë në bregun bullgar të Detit të Zi. Me gjithë se është shumë i vogël në krahasim me e kapacitetin e parashikuar fillimisht prej 63 mlrd metrave kub gaz për vit, projekti i ri do të tejkalojë disa herë  nevojat modeste të Bullgarisl për importimin e rreth 3 mlrd metrave kub të gazit dhe me siguri sasia tjetër do t’i drejtohet brendësisë së kontinentit. Në këtë kontekst është shumë e arsyeshme dhe logjike sistemet e transferimit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë të lidhen. Akoma më tepër, se ndërtimi i lidhjeve ne dy drejtimet të  Bullgarisë  me  Greqinë dhe Rumaninë tashmë janë në fazë të përparuar.

Pëlqimi politik në parim për krijimin e një unaze të gazit midis katër shteteve evropiane ka të gjitha shanset që të fitojë dritë jeshile dhe diçka më tepër se mbështetja verbale nga Brukseli. Sepse iniciativa është realiste, e leverdishme reciprokisht dhe në sinkron të plotë me politikën për diversifikimin energjetik dhe pavarësinë e BE.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD