Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rroga mesatare në Bullgari arriti 400 euro

БНР Новини
Foto: arkiv

Për 15 vjetët e fundit rroga mesatare e punës tek ne është rritur 4 herë dhe tani është rreth 400 euro në muaj. Për krahasim do të themi se, në Francën e zhvilluar, rroga mesatare i tejkalon 2000 eurot në muaj. Me fjalë të tjera ndryshimi midis njërës nga vendet më të zhvilluara nga Bashkimi Evropian dhe të fundit në klasifikimin evropian është më shumë se 5 herë.

Analiza e të dhënave të thata statistike çon akoma deri në konkluzione akoma më shqetësuese si për ekonominë, ashtu dhe për të gjithë vendin. Kështu për shembull, energjetika bullgare është në kufi të falimentimit me rreth 2 miliardë euro borxhe, të cilat rriten çdo vit me 500 milionë të reja. Por, kjo nuk pengon që ky sektor i cili punon me humbje të paguaj rroga më se bujare nga ato mesatare mbi 1200 euro, që është tre herë më shumë nga niveli i mesëm për vendin. Të mira janë dhe rrogat në biznesin me prona të patundshme, i cili gjatë 6-7 vjetëve të fundit vazhdimisht ecën përposh pas shpimit të tullumbaces së pronave në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të ri. Tregohen legjenda për rrogat në sektorin bankar dhe në atë financiar, i cili renditet në vendin e tretë në klasifikimin e rrogave më të mira mesatare. Fakti se, rreth 25% nga aktivet janë klasifikuar si problematike dhe me dyshime, se dikur kreditë do të kthehen, kjo që vjet falimentojë banka e katërt për nga madhësia në vend dhe shteti duhej tu paguaj investuesve të garantuar afro 2 miliardë euro, po kështu duket se nuk ka ndikuar mbi rrogat e bankierëve dhe shpërblimet shtesë të tyre. Të gjitha këto kriza, gjithë duhej të paguhen nga ndokush dhe në fund të fundit doli se, viktima do të jetë administrata publike, së cilës qeveria dhe parlamenti i prenë mjetet për rroga me 10%. Jo se rrogat e tyre dhe përpara kësaj qenë shumë të larta-aty rreth 450 euro mesatarisht për muaj, por një masë e ngjashme ka një efekt të fort populist, me qenë se shumë nga qytetarët vazhdojnë të mendojnë se, nëpunësit shtetëror janë të dëmshëm, të tepërt dhe tepër të favorizuar. Ka dhe më keq të paguar nga nëpunësit shtetëror dhe bashkiak, sepse në vendet e fundit në klasifikimet për nga përmasa e rrogave renditen punonjësit në industrinë përpunuese dhe bujqësi.

Njëkohësisht pamja e mjerë dhe shqetësuese e pagimit të punës në Bullgari plotësohet dhe nga të dhënat për dallimet e mëdha fetare në nivelet e pagave mesatare. Gjatë një rroge mesatare mujore prej 400 euro për të gjithë vendin, ky tregues për kryeqytetin Sofja është 550 euro, derisa në qytetin  veriperëndimor Vidin është vetëm 280 euro. Kjo pa dyshim që i dëbon njerëzit nga rajonet më të varfra drejt atyre më të zhvilluar, ato mbeten pa njerëz dhe varfëria bëhet edhe më e madhe, duke shumuar bashkë me këtë problemet të cilat qëndrojnë përpara banuesve në qendrat e mëdha të qytetit. Por procesi është i natyrshëm dhe i shpjegueshëm, me qenë se secili mundohet që të jetojë më mirë. Se kushtet materiale të jetesës pak nga pak po përmirësohen për të gjithë bullgarët është fakt, i cili dëshmohet nga të gjitha të dhënat statistikore. Rroga mesatare në vend është rritur gjatë 15 vjetët e fundit katër herë dhe kjo është arritje, me të cilën nuk mund të lavdërohet asnjë vend tjetër nga Bashkimi Evropian. Por statistika dëshmon në mënyrë kategorike se, paga mesatare e punës për orë për të gjithë ekonominë në Bashkimin Evropian është 23,7 euro, kurse një punëtor në Bullgari merr mezi 3,7 euro për 60 minuta punë. Dhe fare nuk është çuditëse se gjatë një gjendjeje të tillë, dhe rroga minimale e detyrueshme e garantuar e punës në vend është më e ulëta në Bashkësi me 184 eurot e veta për muaj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD