Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpejtësi të larta dhe adrenalinë me “Klubin Drift Bullgaria”

БНР Новини
Foto: dcb.bg

Kohët e fundit në Bullgari rritet gjithnjë e më shumë interesi ndaj llojeve jostandarde të sportit automobilistik. Lidhur me këtë pasion tashmë u krijuan dy formacione specifike. Njëri prej tyre është “Klubi Drift Bullgaria”, i cili përbën një grup prej njerëzish të rinj, të cilët janë dhënë pas të gjitha llojeve të sportit automobilistik. Klubi u themelua në vitin 2009 dhe tashmë shtatë vjet merret me organizimin e garave automobilistike me karakter të ndryshëm. Organizata është përqendruar te disa disiplina atraktive në sportin automobilistik si Time Attack, Drift dhe Carting, të cilat tërheqin shumë fansa.

Kryetari i “Klubit Drift Bullgaria” është Iskren Ivanov, i cili na tregoi më shumë hollësi për veprimtarinë e organizatës dhe më konkretisht për garat në disiplinën “Time Attack”, ku sportistët bullgarë zhvillohen gjithnjë e më shumë. Time Attack është një garë automobilistike në pistë, ku pilotët garojnë kundër orës dhe jo njëri kundër tjetrit. Qëllimi është që të arrihet koha më e mirë për një xhiro. Në garë mund të marrin pjesë automobila të një serie, pa pasur kufizime për markën, ose vitin e prodhimit dhe me modifikime të kufizuara. Automjetet ndahen në klasa sipas vëllimit të motorit.

СнимкаSipas Iskren Ivanovit niveli i pilotëve bullgarë është i lartë, siç u bë e qartë në raundin e tretë të “Time Attack Bullgaria”, që mbaroi në fund të muajit maj në pistën rumune “Motor Park” afër Bukureshtit. Pjesëmarrësit bullgarë treguan se i matin me sukses forcat e tyre me kolegët nga Rumania dhe Moldavia, kurse bullgari Vlladisllav Dimitrov fitoi vendin e parë dhe shënoi kohën e dytë më të mirë në historinë e pistës. Më 3 korrik pilotët bullgarë do të paraqiten edhe në pistën në Seres të Greqisë dhe do ta krahasojnë nivelin e tyre me atë të garuesve grekë. Klubi Drift Bullgaria ka qëllim që gjatë vitit në vijim t’i shndërrojë garat e kësaj disipline të kalendarit të tyre në një kampionat evropian. Më shumë hollësi na solli Iskren Ivanov:

“Tajm Atak është një disiplinë e re në sportin automobilistik, e cila fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Evropë dhe në botë. Mund të themi guximshëm se gara në Rumani hyri në historinë e disiplinës, sepse ishte kampionati i parë evropian, kur morën pjesë garues nga tri shtete të ndryshme. Presim që ta përmirësojmë këtë tregues në Greqi, ku përveç pilotëve bullgarë dhe atyre grekë do të marrin pjesë edhe sportistë rumunë dhe moldavianë. Kështu do ta ngremë nivelin edhe më shumë dhe në garë do të përfshihen sportistët e katër shteteve. Kjo së shpejti do ta ndërrojë programin e garave në këtë disiplinë në një kampionat evropian. Zyrtarisht kemi qëllim ta startojmë një kampionat evropian gjatë 2016-ës, kampionat ky i cili do të zhvillohet në disa vende të ndryshme në Evropë.”

СнимкаMegjithë entuziazmin e madh dhe sukseset e shumta, fansat bullgarë të sporteve automobilistike dhe të shpejtësive të larta vuajnë si nga mungesa e sponsorëve, ashtu dhe nga mungesa e pajisjeve të përshtatshme për trajnime. Pistat moderne automobilistike në Rumani dhe Greqi sigurojnë mundësi më të mëdha për trajnime dhe zhvillim dhe garuesit bullgarë shpresojnë se së shpejti edhe në Bullgari do të ndërtohet një pistë mjaftë e gjatë për sportin automobilistik.

Sipas Iskren Ivanovit ekzistenca e më shumë mundësive për trajnime dhe pista, te të cilat adhuruesit e sporteve automobilistike kanë një akses i përditshëm, do ta ndihmojë edhe uljen e numrit të rasteve të huliganizmit dhe do të pakësojë drejtimin e rrezikshëm të veturave në rrugët bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD