Një adoleshent me prejardhje rome pothuaj ka realizuar ëndrrën e vet. Marselo është nga lagja Ogosta, e njohur si Lagja e Romëve e qytetit Montana (Bullgari Veriore). Mbaroi klasën e tetë të Gjimnazit të Ndërtimit dhe Gjeodezisë “Stefan Savov” me nota të shkëlqyeshme. Ka dy vëllezër më të vegjël. Babi i tij është ndërtues, e ëma është e papunë. Në jetën e tij tashmë ka mësuar se gjërat e mira dhe të vërteta arrihen vështirë, ka nevojë për shumë punë dhe në se mundimet janë të mjaftueshme suksesi nuk vonon, atëherë vjen çmimi. Ja se çfarë mendon Marselo:
“Kjo magji filloi në mënyrë të papritur. Rastësisht gjeta në internet një shpallje për studim në Angli. Menjëherë tërhoqi vëmendjen time sepse dua të realizohem. Shkova në Sofje për dy provime – të anglishtes dhe të matematikës. Ishin shumë të vështira, por mora nota të mira. Kështu po e kam mundësinë të vazhdoj arsimin tim në CATS Cambridge College. Kjo është arritja ime më e madhe deri tani. Di se të afërmit e mi gjithashtu krenohen.”
Marselo është një djalë ambicioz dhe me shumë aftësi. Këndon, vallëzon, vizaton, para pak kohe mori pjesë në një rol teatral, me të cilin fitoi zemrat e publikut. Ky ishte roli i tij i parë në studion teatrale rome “Suno”. Për fat të keq njeriu i ri e i talentuar shpesh ndien diskriminim nga ana e moshatarëve dhe të rriturve. Një nga dëshirat e tij është që pasi grumbullon mjaft dituri dhe përvojë të sjellë dobi për komunitetin e romëve. T’u shpjegojë të rinjve se arsimi mund t’i bëjë ato të barabartë me të tjerët. Tani shqetësimi i vetëm i Marselos është mbledhja e parave për studimin në kolegj (shuma është rreth 30 mijë lira britanike). Akoma nuk është mësuar edhe me mendimin se do të jetë larg familjes dhe të afërmve të vet, por është bindur se kjo është rruga drejt suksesit.
Ai ka edhe një mesazh për njerëzit e rinj në Bullgari: “Miq, për jetën time të shkurtër kuptova se kjo nuk është vetëm një lojë. Ndoshta akoma nuk e njoh kuptimin e vërtetë të fjalës “jetë”. Mund të them se kuptoj se ka shumë vështirësi. Çdo ditë punoj shumë, bëj përpjeke të tepërta dhe besoj se kështu do të jetoj. Për mua të jetosh do të thotë të jesh i arsimuar, inteligjent, ta kesh respektin e të tjerëve, të kesh familje, punë të mirë dhe miq. E gjithë kjo mund të arrihet me arsim të mirë, me shumë ëndrra dhe ambicie. Vetëm kështu mund të jemi njerëz të vlefshëm dhe do të ndjekim qëllimet tona deri në fund.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..