Vetëm disa ditë i jepen Greqisë për të zbatuar në mënyrë legjislative kërkesat e kreditorëve. Borxhi grek do të „profilohet” (rinegociohet) në se deri në datën 15 korrik parlamenti i shtetit do të pranojë ligjet për reformat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për ristrukturimin e Shërbimit Statistikor Kombëtar, për ndryshime në sistemin e pagimit të pensioneve etj. Një pjesë e parave – pothuaj 50 mlrd euro do të vijnë nga privatizimi dhe me to bankat do të sigurojnë pensionet dhe pagat e nëpunësve. Kështu do të bëhet i mundshëm programi i tretë për ndihmë për Greqinë dhe do të plotësohen më në fund kërkesat e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Marrëveshja tashmë është fakt. Por ku mbetën pretendimet dhe dinjiteti i popullit grek, 60% prej të cilit u tha “Jo” kreditorëve? Po rriten mosmarrëveshjet dhe kjo bëhet jo vetëm brenda partisë qeverisëse “Siriza”. Përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm, të cilët sigurojnë të ardhurat e shtetit, si sektori turistik dhe farmaceutika, po shprehin zemërimin e njerëzve të thjeshtë. Çfarë mund të them për pensionistët, të cilët me vështirësi do të mësohen me ndonjë pakësim të ri të pensioneve? A do të votojnë përsëri për Tsiprasin karizmatik dhe a do të mbeten mbas tij në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. A do t’i besojnë atij se kjo është mundësia e vetme për rimëkëmbjen e Greqisë?
Sipas partisë opozitare Demokracia e Re dhe liderit të saj Vangelis Mejmarakis “marrëveshja e re do t’i japë mundësi Greqisë të “marrë frymë” dhe “të rikthehet” në proceset e zakonshme të BE-së”. “Nuk kemi të drejtën të bëjmë më shumë gabime në Greqi” – është kategorike liderja e partisë PASOK Fofi Genimata, e cila komentoi se pavarësisht nga vështirësitë “ky është një fitim i socialistëve evropianë kundër qarqeve të skajshme konservatore”.
Tani po presim reagimin e grekëve, sepse masat e ashpra dhe mjerimi do të bëhen akoma më të ndjeshme dhe do të vazhdojnë gjatë. Tashmë parashikohen protesta, por këtë herë bëhet fjalë jo për krenarinë dhe pavarësinë e shtetasve grekë, por për mbijetesën e tyre. Liderët partiakë dhe formacionet e tyre mendojnë se marrëveshja dhe prania e Greqisë në Eurozonë është një sukses, derisa njerëzit e thjeshtë mbeten gjithnjë e më larg qeveritarëve dhe politikës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..