Përsëri është verë – stina e pushimeve dhe të kostumeve të banjës. Përgatitjen për këtë stinë të shumëpritur e lidhim me provat për pakësimin e kilogramëve dhe dieta për dobësim. Muajt e ngrohtë janë koha më e përshtatshme për njerëzit me mbipeshë, sepse japin mundësi për sport mes natyrës dhe për një ushqim të balancuar me fruta dhe perime të freskëta.
Bullgarët janë mes kombeve në Evropë, të prekur nga mbipesha. Një shqetësim zgjon dhe fakti se, problemi tanimë po vihet re dhe në moshën e herët të fëmijëve. Sipas të dhënave të Asociacionit bullgar për studimin e mbipeshës dhe të sëmundjeve të lidhura me të, mes fëmijëve është shtuar dyfish vetëm gjatë 10 vjetët e fundit. Sqarimi është se, tanimë janë shkelur traditat vendëse të ushqyerit. Gjithnjë e më shumë përdoren të ashtuquajturat “ushqime të shpejta”, kurse kjo e rrit mjaft peshën e trupit. Shumë nga ushqimet tona janë zëvendësuar nga produkte më të lira, import nga jashtë. Në tryezën tonë shpesh takohen dhe ëmbëlsira të paketuara, të përgatitur me të ashtuquajturit përmirësues. Përmes reklamave të ndryshme të marketingut dhe të pakësimit në çmim, ushqimet e dëmshme bëjnë rrugë drejt menus së bullgarëve. Një efekt të ngjashëm vëmë re në lokalet për një ushqim të shpejtë. Pavarësisht nga paralajmërimi, se “Ushqimi i shpejt” çon deri në majmëri, restorantet e tipit “fast food” gëzojnë një interes të madh nga ana e fëmijëve dhe të prindërve të tyre.
“Bullgarët janë gjithnjë e më të shëndoshe dhe gjithnjë e më të sëmurë, një çerek nga adoleshentët tek ne vuajnë nga një majmëri, kurse 58% janë me një mbipeshë dhe ky është një problem serioz mjekësor dhe social – tregon profesori Svetosllav Haxhiev, kryetar i Asociacionit bullgar për studimin e mbipeshës. – Njerëzit të cilët kanë probleme me peshën e trupit, duhet të mendojnë për këtë shumë përpara ardhjes së verës, që të mund që përpjekjet e tyre të kenë rezultate. Ne specialistët, në vend të parë rekomandojmë ecjen me këmbë. Është mirë të përfshihet dhe biçikleta, noti, xhoging, të gjitha mundësitë për të dalë në mal. Banuesit e Sofjes janë të favorizuar sepse shumë afër është mali Vitosha. Dua të nënvizojë dhe kontributin konkret bullgar në shërimin e mbipeshës. Këto janë vallëzimet me karakter shërues, e ashtuquajtura horeoterapi. Përmes studimeve shumëvjeçare dëshmuam se, në qoftë se njëherë në javë, vallëzohet nga dy orë, kjo çon deri në një pakësim shumë favorizues të peshës dhe deri në rritjen e gjendjes psikike. Me rëndësi është që pacienti shumë shpejt të ndihet mirë, prandaj vallëzimet janë një pjesë e detyrueshme nga programi në sanatoriumet për shërimin e mbipeshës. Mbipesha shkakton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Duke luftuar me kilet e tepërta, ne bëjmë një profilaktikë të diabetit dhe të rrezikut nga tensioni i lartë, infarkti, goditje në tru dhe akoma shumë sëmundje të tjera.”
Në një përpjesëtim botëror tanimë ka pandemi të mbipeshës. Problemi është si pasojë nga globalizimi dhe prek bile shtete të vogla, të cilat po kështu kanë ndryshuar traditat e veta në të ushqyerit. Prandaj sipas fjalëve të profesorit Haxhiev, parandalimi i mbipeshës duhet të fillojë akoma në 1000 ditët e para nga zhvillimi i fëmijës:
“Ne, mjekët, flasim për parandalim që në momentin e formimit deri në vitin e dytë nga zhvillimi i fëmijës. Është dëshmuar se, në qoftë se një nënë e ardhshme do që fëmija e saj të mos të jetë e shëndoshë dhe t’u shmanget një sërë sëmundjeve, ajo nuk duhet të shtojë peshën e vet më shumë se 14 kilogramë, maksimum 20 kilogramë përpara lindjes. Shëndeti i fëmijës varet nga mënyra e jetesës së nënës. Që të mund të ketë parandalim, asociacioni ynë zhvillon prej 3 vjetëve një “Shkollë për shëndet” në vendpushimin “Allbena”. Ajo është e përcaktuar për fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Aty përmes praktikës mësohen të jetojnë në mënyrë shëndetësore, bëjnë shëtitje në plazh, notojnë dhe çdo gjë jep rezultat shumë të shpejtë. Kjo shkollë zhvillohet nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe tanimë tërheq vëmendjen e ekspertëve nga jashtë. I kemi vënë vetes për qëllim që kjo përvojë të arrijë deri në të gjitha krahinat e vendit tonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..