Ansambli përfaqësiv folklorik “Lugina e Trëndafilit” nga qyteti Karllovo fitoi dekoratën e madhe në njërin prej festivaleve më prestigjioze evropiane “Impresione muzikore në Bidgoshç” të Polonisë. Në programin e konkursit grupi bullgar morri pjesë në një konkurrencë me 19 grupeve muzikore dhe të vallëzimit prej 11 shteteve nga Evropa, Azia dhe nga Afrika e Jugut.
“Festivali ndërkombëtar, organizuar nga Qendra e Rinisë në qytetin Bidgoshç ofron mundësi për takim të talenteve nga e gjithë bota, tregon sukseset e tyre në sfera të ndryshme të arteve dhe të kulturës – tregon Mirosllav Vasilev, drejtues dhe koreograf i ansamblit “Lugina e trëndafilit”. – Pjesëmarrësit i vlerësonte një juri eksperte me përfaqësues nga vendi-mikpritës dhe ShBA. Ansambli ynë fitoi dekoratën e madhe të Festivalit të 38 Ndërkombëtar në Bidgoshç për arritje më të larta artistike.”
Me çfarë repertori janë prezantuar bashkatdhetarët tanë në forum, mësojmë nga Mirosllav Vasilev: “Në skenat e festivaleve ansambli “Lugina e Trëndafilave” tregoi një program muzikor të vallëzimit nga Trakia, nga Sredna goraja dhe nga Shoplluku. Shoqëronte orkestra popullore e studentëve nga akademia muzikore e Plovdivit, solistë të ansamblit “Trakia”. Këngëtarja Diana Dimitrova, laureat i konkursit “Talentë të rinj folklorikë” të Radios Kombëtare Bullgare, prezantoi veçoritë e të kënduarit të lashtë folklorik nga të dy regjionet specifike dialektike – të Pazarxhikut dhe të Graovos.
Një kusht i detyrueshëm për pjesëmarrësit në programin e konkursit të festivalit ishte një interpretim të një kënge polake. Muzikantët bullgarë e tronditën jurinë dhe publikun me këngën tradicionale “Kukuviçka” (Kukuvajka), e njohur nga repertori i ansamblit shtetëror polak “Mazovshe”. Solistë ishin Dimitër Stoillov, Diana Dimitrova dhe Pepa Mileva në shoqërim të orkestrës së grupit. Në gala koncertin përfundimtar, të zhvilluar në “Opera Nova” – një nga teatrot më moderne muzikore në Poloni, ansambli paraqiti shfaqjen vallëzuese “Festë në luginën e Trëndafilit” në bazë të koreografisë të Dimitër Dojçinovit dhe muzikë të profesorit Asen Diamandiev.”
Këtu është vendi të shënojmë se, shfaqja rikrijon momente nga vjelja e trëndafilave karakteristike për krahinën. Atëherë zhvillohet “Festa e trëndafilit” emblematike për rilindjen Karllovo, që rregullisht shënohet në qytet pas fundit të Luftës së Parë Botërore.
“Ansambli “Lugina e trëndafilit” nga qyteti Karllovo denjësisht vazhdoi traditën e grupeve bullgare të jenë fitues me standarde më të larta artistike mes të gjithë pjesëmarrësve në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar”, tregon menaxherja artistike Janka Doçeva. Kurse drejtoresha e shkollës muzikore në qytetin Kotell – znj. Maria Gradeshlieva shton: “Për festivalet në Poloni bullgarët janë një dukuri. Juria është ndërkombëtare, që edhe më shumë e forcon vlerën e këtyre dekoratave.” Gjatë kohës së qëndrimit të vet në qytetin Bidgoshç, valltarët dhe muzikantët nga ansambli “Lugina e trëndafilit” u takuan me komunitetin bullgar në qytet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" -..
Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi..