Sot parlamenti duhej të votonte ndryshimet në ligjin kryesor të vendit, që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor. Ky ishte prioriteti më i rëndësishëm për Bllokun e Reformatorëve. Pasi u bë e qartë, se nuk do të arrihet shumica e nevojshme kushtetuese, Kryeministri Bojko Borisov u ndërhy. Pazaret midis forcave politike në parlament zhvilloheshin me sukses të ndryshueshëm. Ndryshimi i Kushtetutës ka kuptim, nëse parashikohet kontroll qytetar mbi Prokurorinë dhe Prokurorin e Përgjithshëm me anën e kuotës më të madhe parlamentare në kolegjiumin e prokurorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në qoftë se do të pakësohet mandati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe mandati 7 vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm. Deri në këtë moment kjo nuk u arrit, por u arrit “një kompromis historik”. Kryeministri Borisov u falënderoi Reformatorëve, Patriotëve, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Partisë ABV, Qendrës Demokratike Bullgare dhe Partisë së vet GERB, se i kanë kapërcyer interesat e veta partiake.
“Morëm në konsideratë qëndrimet e të gjithëve, kompromiset që secili donte të bënte dhe jam u mirënjohur të gjithëve – deklaroi Kryeministri Borisov. – Ky është një gjest i jashtëzakonshëm ndaj popullit, ndaj Evropës, ai tregoi se ka liderë politikë, të cilët mund të kapërcejnë egon e vet në emër të shtetit.”
Sot në parlament pritet të depozitohet një projektligj i ri për ndryshimet në Kushtetutë dhe firmat e deputetëve nën të me siguri do të tejkalojnë shifrën 180. Atëherë gjatë shtatorit, ndryshimet në Kushtetutë do të kalojnë në “pistën e shpejtë”. Cilat janë tre pikat për të cilat është arritur konsensusi: ndarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zgjedhja e drejtpërdrejtë e kuotës së magjistratëve në Këshillin e Drejtësisë dhe rritja e kompetencave të Inspektoratit.
Në projektin e ri mbetet propozimi për ndarjen e kuotave për emërimet në dy kolegjiumet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por deputetët do të këshillohen në Gjykatën Kushtetuese. Radan Kënev nga Blloku i Reformatorëve shpjegoi, se kjo nuk është mbrapsje nga reformat:
“Ky nuk është imitim i reformës gjyqësore. Është një rikonstruksion i tërësishëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në bazë të ideve fillestare për ndryshim të Kushtetutës, që kanë të blejnë me kompetencat e KLD, përbërjen e kolegjiumeve të veçanta.”
Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan shënoi:
“Mendoj, se partitë në Kuvendin e 43 Popullor treguan qartë, se kanë vullnet të vendosin interesin kombëtar mbi atë partiak. Morëm një vendim të vështirë, por të drejtë.”
Në këtë mënyre bëhet e qartë se LDL do të marrë pjesë në ndryshimet kushtetuese, me gjithë se ishte injoruar në projektin fillestar dhe do të deklarojë “kthesën e vet djathtas”. Kategorikisht “kundër” edhe ndaj projektit të ri për ndryshimin e ligjit kryesor u shpallën PSB dhe “Ataka”. Lideri i socialistëve Mihail Mikov theksoi: “I vetmi qëllim është zëvendësimi dhe marrja nën kontroll të pozicioneve në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë nuk mund të gënjejmë as partnerët tanë evropianë as qytetarët bullgarë. Ne vazhdojmë të mbrojmë pozitën tonë, se reformat në gjyqësorin kërkojnë qëndrim më serioz.”
Reforma e gjyqësorit – a do t’u japë më shumë drejtësi njerëzve dhe më shumë stabilitet sistemit apo vetëm do të çojë në ndarje të re të sferave të ndikimit politik dhe rretheve oligarkike. Deri sa zhvilloheshin bisedimet në parlament, disa qindra qytetarë, që ende nuk kanë humbur shpresë, po pinin kafe përpara Kuvendit Popullor. Ata me siguri donin të rikujtonin, se ata që punojnë në këtë godinë ku qëndron motoja “Bashkimi bën fuqinë” duhet të ushtrojnë pushtetin “në emër të popullit”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..