Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush, Franca ose Bullgaria, do të klasifikohen për Botërorin e vitit 1994. Ndeshja pothuajse përfundonte me rezultatin baras 1 me 1, i cili e radhitej Francën, por tekstualisht në çastin e fundit Emill Kostadinovi shënoi golin fitimtar në portën e Bernar Llamës. Kështu Bullgaria u klasifikua për Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Pikërisht atëherë në Televizionin Kombëtar Bullgar komentuesi sportiv Nikollaj Kolev – Miçmana shprehu frazën e paharruar e deri më sot “Zoti është bullgar”.
Historia e mëpasshme tingëllon pothuajse si një përrallë. Skuadra përfaqësive e Bullgarisë në vitin 1994 regjistroi arritjen më të madhe të futbollit bullgar, duke u klasifikuar për gjysmëfinalet e Botërorit. Shorti e caktoi Bullgarinë në një grup bashkë me Greqinë, Nigerinë dhe Argjentinën. Pas ndeshjeve në këtë grup skuadra përfaqësive bullgare mbeti e dyta. Në tetë finalet ajo mundi skuadrën e Meksikës me rezultat 4 me 2 pas penaltive, sepse pas kohës së rregullt dhe zgjatjeve, ndeshja përfundoi me rezultatin e baras 1 me 1. Në çerekfinalet Bullgaria luajti kundër kampiones botërore, Gjermanisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0. Pjesa e dytë filloi me një gol të Lotar Mateusit nga penaltia. Kjo sikur iu dha kurajë bullgarëve dhe vetëm për 3 minuta – në 75-tën dhe në 78-tën Hristo Stoiçkovi dhe Jordan Leçkovi shënuan dy gola. Kështu rezultati u bë 2 me 1 për bullgarët. Në gjysmëfinalen kundër Italisë Bullgaria luante jo aq mirë gjatë pjesës së parë dhe kështu futbollisti italian Roberto Baxho shënoi 2 gola. Pak para pushimit Hristo Stoiçkovi shënoi një gol nga penaltia. Gjatë gjysmës së dytë futbollistët e skuadrës përfaqësive bullgare ishin tepër të motivuar, por italianët iu kundërshtuan me sukses. Në minutën e 70-të në fushën e penaltive të Italisë Alesandro Kostakurta e preku topin me dorë, por arbitri francez Kinju nuk gjykoi penalti. Në fund të fundit ndeshja përfundoi me humbje të Bullgarisë me 1 me 2. Në ndeshjen për vendin e tretë Bullgaria humbi nga Suedia me 0 me 4 dhe u radhit në vendin e katërt të klasifikimit të fundit.
Sidoqoftë kjo ishte vera e triumfit bullgar, i cili e nxori njerëzit nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Kjo ishte vera, e cila e bashkoi njerëzit, përderisa zgjatej euforia. Ja si u pritën futbollistët bullgarë:
“Mirë se keni ardhur në Bullgari, të nderuar futbollistë. Populli bullgar, bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit, fqinjët tanë ju falënderojnë për gjithçka që bëni gjatë 30 ditëve të fundit. Ju e bëni për Bullgarinë aq shumë, se sa nuk arritën të bëjnë diplomatët dhe politikanët gjatë këtij shekulli.”
Edhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Sofjes Aleksandër Jançulev e përgëzoi futbollistët:
“Bullgarë të ndershëm, ju falënderojmë për gëzimin, që na sollët duke e radhitur Bullgarinë forcën e katërt futbolliste në botë. Të nderuar futbollistë, për më pak se sa një muaj ju na rikthyet sedrën dhe krenarinë e bullgarëve. Tërë bota filloi të flitet me respekt për Bullgarinë dhe për kryeqytetin e saj. Prandaj me bazë Këshilli i Bashkisë së Sofjes njëzëri vendosi dhe ju shpall qytetarë nderi të Sofjes, gjë me të cilën ju shkruat regjistruat emrat tuaja në librin e artë të kryeqytetit. Duke ju dorëzuar shenjen nderi të Sofjes ne shprehin respektin tonë ndaj veprës suaj si qytetar të ndershëm.”
Le të kujtojmë cilat ishin futbollistët, të cilët e radhitën Bullgarinë në vendin e katërt në Botërorin e futbollit 1994: Borisllav Mihajllov – portier, Emill Kremenliev – mbrojtës, Trifon Ivanov – mbrojtës, Canko Cvetanov – mbrojtës, Petër Hubçev – mbrojtës, Ilijan Kirjakov – mbrojtës, Nikollaj Iliev – mbrojtës, Zllatrko Jankov – gjysmëmbrojtës, Krasimir Ballëkov – gjysmëmbrojtës, Jordan Leçkov – gjysmëmbrojtës, Emill Kostadinov – krahu i djathtë, Hristo Stoiçkov – krahu i majtë, Daniell Borimirov – hallf, Ivajllo Jordanov – sulmues dhe half, Nasko Sirakov – sulmues, Bonço Gençev – sulmues, Petër Mihtarski – sulmues, Ivajllo Andonov – sulmues, Vellko Jotov – sulmues, Petër Aleksandrov – sulmues. Trajner i skuadrës përfaqësive ishte Dimitër Penev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga..
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..