Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnia rome është izoluar nga shoqëria bullgare

БНР Новини
Foto: BGNES

Nuk është tepruar të thuhet se në fund të Dekadës së Integrimit të Romëve konstatohen simptoma të përjashtimit të tyre përfundimtar. Ky përfundim mund të bëhet mbi bazën e të gjitha të dhënave të grumbulluara të studimit zyrtar kombëtar të Gallup International.

“Të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me romët, ishin përfshirë në këtë studim, që të shohim se çfarë është qëndrimi i bullgarëve etnikë ndaj këtij minoriteti, për shkak të tensionit të krijuar etnik gjatë muajit maj dhe qershor në fshatin Gërmen (Bullgari Jugperëndimore) dhe në lagjen e kryeqytetit Orllandovci”, deklaroi Dimitër Ganev, një prej studiuesve.

Respondentët duhej të përfytyronin se partia e përkrahur nga ata shpall në rajonin e tyre një kandidat kompetent dhe të ndershëm, i cili është rom. 18 për qind prej tyre thonë se do të votonin për të, kurse 70 për qind janë të mendimit të kundërt.

“Kjo ripohohet edhe nga pohimet e tjera në kuadrin e anketës, sa i përket sferës profesionale dhe politike: “Le të keni një udhëheqës rom”, “Shefi i drejtorisë policore të jetë rom”, “Oficeri nga ushtria të jetë rom”, “Zëvendës presidenti të jetë rom” – vazhdon Dimitër Ganev. 20 për qind e qytetarëve bullgarë shfaqin njëfarë tolerance, derisa shumica mbizotëruese, rreth 70 për qind, janë të mendimit të kundërt. Bën përshtypje se banorët e qyteteve të mëdha, ku ka geto rome, kanë qëndrime më negative ndaj romëve, sesa në vendbanimet e vogla. Qëndrimi ndaj etnisë rome nuk ndikohet nga arsimi i të anketuarve. Njerëzit me arsim të lartë nuk janë më tolerantë në krahasim me ata me arsim të mesëm.”

Edhe më të qarta janë qëndrimet negative në sferën personale. Pyetjes a do të martoheni me rom/rome, vetëm 9 për qind prej të anketuarve përgjigjen me “po”, derisa 85 për qind përgjigjen me “jo”. Ndër bullgarët etnikë vetëm 4 për qind deklarojnë se do të lidhin martesë me përfaqësues të minoritetit rom. Edhe te turqit etnikë përqindja mbetet më e ulët – vetëm 6 për qind.

75 për qind e të anketuarve janë dakord sa i përket pohimit se “ciganët mendojnë vetëm për të drejtat e tyre”, vetëm 13 për qind janë të mendimit të kundërt. Ky është rezultat i shkallës së ulët të integrimit të tyre në shoqëri, por edhe i ndjenjës për mungesën e një vullneti të qartë shtetëror, i cili të mbrojë të drejtat e të gjithëve.

Dallimet partiake gjithashtu nuk ndikojnë konsiderueshëm mbi qëndrime. Madje ndër mbështetësit e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë ka qëndrim negativ ndaj romëve, megjithëse shkalla e negativizmit është më i ulët. Kjo i detyrohet faktit se ndër simpatizantët e Lëvizjes ka romë. Ndër turqit etnikë qëndrimet ndaj romëve nuk dallojnë shumë nga ato të bullgarëve ndaj romëve. Në fund të fundit del se etnia rome është e izoluar nga shoqëria bullgare.

Megjithë qëndrimin negativ të shoqërisë në përgjithësi shumica është e qartë sa u përket parimeve të tolerancës. 64 për qind prej të gjithë të anketuarve mendojnë se “shumica bullgare është e detyruar për të siguruar të drejta të barabarta për të gjitha grupet minoritare”. Vetëm 22 për qind janë të mendimit të kundërt. Mbi 60 për qind prej respondentëve janë të mendimit se romët nuk mund të integrohen madje në qoftë se shteti bën përpjekje në këtë drejtim. Këtu shihet mosbesimi ndaj komunitetit rom, por edhe ndaj potencialit të institucioneve dhe të politikanëve për ta përballuar këtë problem. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklarojnë se politikanët i provokojnë problemet midis bullgarëve dhe ciganëve. 27 për qind nuk janë dakord me këtë mendim.

“Tashmë 25 vjet Gallup International zhvillon studime çdo muaj mbi tema më të ndryshme, thotë Dimitër Ganev. Pyetje të tilla ishin bërë gjatë vitit 1994. Bëmë përpjekje për t’i krahasuar rezultatet. Kjo që shohim është se në kuadrin e 21 viteve ka një regres të madh në marrëdhëniet midis bullgarëve dhe romëve. Në këtë kuptim tendenca është shumë e pakëndshme. Në qoftë se kjo nuk ndërpritet, ose kufizohet, kjo mund të shkaktojë një tension shumë të madh në shoqëri. Mund të ketë pasoja katastrofike. E them këtë me tërë përgjegjësinë time.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD