Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingulli i harpës mes këngëve të zogjve

БНР Новини

Në qoftë se diku lart në malin Rilla, mes këngëve të zogjve dhe rrjedhën murmuritësh dëgjoni dhe një tërheqje tepër të lehtë të telave , mos u çuditni fare! Në vendpushimin Borovec harpa e bashkon timbrin e vet dridhës dhe ledhatues me tingujt e natyrës. Adhurues dhe profesionalistë, të bashkuar nga dashuria e vet ndaj këtij instrumenti të lashtë mësohen me interpretim dhe teknikë, me një prezantim skenik dhe improvizim. Dhe e gjithë kjo – në sajë të përpjekjeve të palodhshme të artistes sonë të njohur Anzhela Maxharova. Ajo i ka bërë hapat e veta të para në Shkollën Kombëtare Muzikore në Sofje dhe në Filarmoninë e Rinisë “Pioner”, zhvillohet në rrethin e muzikantëve të njohur botëror dhe bën një karrierë ndërkombëtare me repertor nga baroku deri në muzikën moderne.

Një nga qëllimet e saj sot është të mund ta popullarizojë harpën, prandaj për herë të dytë mbledh në akademinë verore vlerësuesit e këtij instrumenti. “Ideja është të fitojmë përvojë nga harpistët tanë, të cilët punojnë nëpër botë dhe çdo verë kthehen në atdhe. Kështu do të realizojmë një prani midis brezave”, thotë Anzhela.

Pjesëmarrësja më e vogël dhe më e moshuar në akademi kanë një entuziazëm të njëjtë nga instrumenti i vet i dashur. “Unë e dua harpën, sepse ka shumë tingull të butë dhe është si një princeshë. Kur të rritem dua të bëhem neonatologe, por si një ushtrim dhe hobi të preferuar e të dashur të mund të kem harpën” – thotë Llora Karapançeva e cila është 9 vjeçe, dhe pavarësisht se është nga qyteti Samokov nuk le pa marrë mësimin e vet javor në kryeqytet.Rozabela Çan, e cila është gati 60 vjeçare, dhe ka ardhur nga Hon Kongu. “Vij këtu për vit të dytë  që të mësojë tek Anzhela. Më pëlqen shumë ky instrument, sipas meje ai posedon tingëllim engjëllor.  Në akademinë marrëdhëniet janë shumë të sinqerta, ndihem si mes njerëzve të afërm. Kam vendosur çdo vit të kthehem këtu.”

СнимкаDisa prej pjesëmarrësve – bullgarë apo të huaj, vijnë nga Brazili, Dubaj, Itali, Greqi, Britania e Madhe për t’i përkushtohen xhazit, klasikes dhe muzikës moderne. Anzhela Maxharova shpjegon:

“Ne jemi tre lektorë. Rosica Milevska jep mësime të xhaz-harpës dhe improvizime. Ajo është harpiste klasike, por më vonë është specializuar  si interpretuese e xhazit. Jeton dhe punon nën Francë si lekturoja jonë e dytë – Juliana Toshkova. Ajo është kompozitore dhe harpiste. Në mësimet e saj e vë theksin mbi muzikën e shekullit të XX. Unë jam lektori i tretë dhe përgjigjem më në veçanti për vështirësitë e orkestrave, sepse kam eksperiencë me repertorin klasik në orkestër, po kështu dhe si soliste dhe interpretues e muzikës së dhomës. Gjëja më e bukur për të gjitha pjesëmarrësit është,  se tërë jetën kanë ëndërruar t’i bien harpës, nuk kanë hequr dorë prej saj dhe tani e realizojnë. Gjatë shekullit të XXI instrumenti nuk mund të konsiderohet më si punë aristokratike – sidomos për harpën kelte, e cila nuk kushton shumë. Për të ka repertor të madh dhe njeriu mund t’i përkushtohet asaj në mënyrë profesionale ose si amator.”

Jana Dojnova është studente, ndërsa Rosica Milevska – pedagoge. “U regjistrova në akademi, sepse u jep secilit prej nesh shans të vlerësojë arritjet e veta, të shkëmbejë përvojë – thotë Jana. – Është shans, se kemi dhe kompozitor të muzikës bashkëkohore. Prej saj marrim këshilla të mrekullueshme për interpretimin. Këtu ndihemi si në parasë – harpa, lumë, jemi të rrethuar nga njerëz të këndshëm.”

Rosica Milevska shton: “Është një ide e mrekullueshme që aktiviteti të organizohet në natyrë. Jemi të mbledhur këtu që të pasurohemi reciprokisht. Në drejtim të xhazit mendoj, qe secili prej nxënësve të mi kanë ide interesante dhe janë të gatshëm të japin gjithçka prej vete.”

Në ditën e parë të akademisë pedagogët interpretuan para nxënësve të tyre, ndërsa nxënësit e kthyen gjestin me një koncert në Samokov.

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva, Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Anzhela Maxharova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD