Cilat janë fillesat e kësaj historie. Në fund të korrikut arkeologët kanë zbuluar ujë në një pus të shterur pranë Bazilikës së madhe në Pliska. Ai ka qenë i shenjtë për trakët dhe bullgarët dhe ka funksionuar nga shekulli i VII deri në shekullin e XIX, kur osmanlinjtë e kanë mbushur me tonë dheu. 200 vjet më vonë uji “u zgjua”, që e shtyri një profesor të njohur të historisë të shpallë, se Bullgaria do të nisë të marr veten. Profesori mbështetet mbi profecinë e gjyshes Vanga, e cila përveç kësaj kishte thënë, se gjërat në Bullgari do të shkojnë për mbarë kur do të rivendosen kisha e Bojanës, kisha “ 40 Shenjtorët” në Veliko Tërnovo dhe Bazilika e Madhe në Pliska. Ja, kushti është zbatuar: kishat janë rivendosur, nga pusi në Pliska doli ujë. Tani mbetet që bullgarët duarkryq të presin që vendi i tyre të shndërrohet në një krahinë parajse. Ndoshta për të përforcuar parashikimin e gjyshes Vanga profesori në fjalë e spërkati me gjoja ujin e bekuar kryeministrin, sepse, sipas zakonit të vjetër bullgar, kjo do t’i sillte atij shëndet dhe mbarësi. Ndërsa ai nga e vet do të kujdeset për këtë që Bullgaria të prosperojë.
Dhe kështu në vazhdim të dy javëve tema për ujin nga Pliska nuk zbret nga ekranet televizive dhe faqet e gazetave. Në një kohë kur nuk ka fluks lajmesh interesante mediat janë në garë për të bërë prognoza për vetitë magjike të ujit. Ekspertët në fushën e shëndetësisë bënë kontroll të cilësisë së tij dhe konstatuan përmbajtje të lartë të nitrateve që është e rrezikshme për shëndetin dhe se nuk mund të kurojë sëmundje. Ndërsa teologët filluan të sqarojnë para besimtarëve, se uji bëhet i bekuar, kur bekohet nga prifti.
Por kjo nuk i ndaloi turistët, të cilët nga një herë vendosën të vizitojnë kryeqytetin e vjetër bullgar dhe nuk e dinë këtë, sepse në shkollat bullgare nuk ka mësim fetar. Ata shëtitën nëpër kalldrëmin e nxehur nga dielli përvëlues të Pliskës dhe fshehurazi apo publikisht kërkojnë pusin magjik për të pirë ujë prej tij.
Duhet të jesh shumëbesëtytnor që të pish nga ky ujë me ngjyrë kafe me shpresën se ai do të të japë shëndet dhe bereqet. Por ne, bullgarët, me siguri jemi shumë besëtytnorë – po thuaj se nuk ka traditë popullore e cila të mos jetë lidhur me besime mistike. Bile para pak kohe një kryetar bashkie hodhi sheqer nëpër rrugët e bashkisë për të dëbuar forcat e këqija që janë shkaktarë për incidentet e rënda automobilistike. ”Duke ndërmarrë këtë nismë, udhëheqja e bashkisë u bazua mbi një legjendë të lashtë” – shkroi një njoftimin zyrtar ky kryetar bashkie.
Në qoftë se këto besëtytni shkaktojnë buzëqeshje tek disa, një gazetë e kryeqytetit indinjojë shumë të tjerë. Gazeta në fjalë vendosi të fitojë ndonjë levë, ajo mbushi shishe me ujin magjik dhe filloi t’i shesë me numrin e saj në ditën e festës së madhe të krishtere të Hyjlindëses. Kryeministri shpërtheu me zemërim dhe në mbledhjen e rregullt të qeverisë ndaloi “çdo lloj veprimtarish komersiale” me gjetjet arkeologjike në Pliska. Tani ne në Bullgari duhet të presim dhe të shohim a do të realizohet profecia e gjyshes Vanga ose do të na realizojnë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..