Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse akoma ekziston diskriminimi kundër gjinisë së bukur?

Foto: arkiv
"Pabarazia e gjinive nuk është një fenomen i sipërfaqshëm, i cili mund të korrigjohet lehtësisht. Dimë shumë barsoleta, në të cilat heronjtë janë dy – sekretarja dhe shefi mashkull. Dhe të gjithët së bashku qeshen, kështu siç qeshen amerikanët kur bëhet fjalë për “Nënën tuaj...”. Slogani i viteve të 70-të të shekullit të kaluar “Na jepni gjysmën e botës e merrni gjysmën e shtëpisë” akoma është aktual. “Ligjet në këtë sferë dënojnë diskriminimin e hapur, por nuk mund t’i ndikojnë paragjykimet e lidhura me gratë” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë sociologia Evelina Sllavkova.

"Për fat të keq kjo tablo e shikojmë jo vetëm në Bullgari, por edhe në BE” – vazhdoi ajo. “Për këtë arsye para tre vjetësh KE filloi një diskutim për implementimin e kuotave për gratë. Ambicia është që në vitin 2020 në BE në 40% të posteve përgjegjëse do të punojnë gra. Flasim për pjesëmarrjen e gjinisë së bukur në menaxhimin e kompanive publike. Këtu duhet thënë se Bullgaria, bashkë me Holandën dhe Britaninë e Madhe ishin kundër këtyre kuotave. Jam të mendimit se nuk duhet të bëjmë shaka me “kuotën e femrave” dhe duhet të kuptojmë se njerëzit në poste të larta ndodhen atje për shkak të aftësive të tyre, jo për shkak të gjinisë. Nuk mund të mohoj logjikën e propozimit për kuotë për gratë si një përpjekje për pakësimin e humnerës mes grave dhe burrave në vendin e punës. Në fillim të vitit parlamenti gjerman pranoi kuotë 30% për gratë në bordet e kompanive të mëdha. Kuota të tilla tashmë ka në Francë, Spanjë, Belgjikë, Slloveni, Portugali dhe Poloni”.

Në Bullgari ka një ndryshim të tendencave, bile pa implementimin e kuotave. Sipas të dhënave të fundit 73% të nëpunësve të administratës bullgare janë gra, 30% të këshilltarëve bashkiakë janë përfaqësuese të gjinisë së bukur, 11% janë kryebashkiaket. Në Bullgari fjala “seksizëm” mungon në fjalorin eksplikativ pas vitit 1990. Tashmë flasim për “diskriminim gjinor”. Shkaku për këtë pohim janë rezultatet e një analize të fondacionit “Qendra Bullgare e Studimeve Gjinore” për diskriminimin në bazë të moshës. Sipas tyre diskriminimi në bazë të moshës tashmë i prek gratë në moshë 40-45 vjeçare. Për këtë moshë vihen re edhe paragjykime të tjera – të lidhura me pamjen e gruas dhe me këtë a është e përshtatshme për ndonjë punë konkrete. Sipas Evelinës Sllavova një problem tjetër i rëndësishëm është pabarazia e pagimit të punës. Për të njëjtën pozitë, me kualifikim të njëjtë, gratë marrin më pak para për punën e tyre. Shumë studime tregojnë se rroga e mesme e grave është më e ulët në krahasim me atë të burrave.

Снимка"Paga e mesme e grave bullgare është 20% më e ulët në krahasim me atë të burrave  - saktësoi zonja Sllavova. – Në BE gratë marrin 16% më pak në krahasim me gjininë e fortë, pavarësisht nga arsimi dhe standardi i njëjtë profesional. Në vitin 2012 mesatarisht 83% të grave të rinj në BE mbarojnë të paktën arsim të mesëm, deri sa për meshkujt kjo përqindje është 77,6. Por kjo nuk ndikon pagimin e punës. Femrat që punojnë me orar jo të plotë pune janë tri herë më shumë në krahasim me burrat. Kjo ndikon  zhvillimin e karrierës, kompensimet e papunësisë, pensionet e kështu me radhë. Familjet që jetojnë me paratë e fituara nga gratë janë më të varfra.”

Gratë për punëdhënësit janë një “investim i rrezikshëm” sepse mund të përdorin leje amësie dhe kështu ndikojnë negativisht mb punën e ekipit. Kuptimi se gratë duhet të jenë para së gjithësh nëna dhe bashkëshorte akoma është një stereotip. Kërkesat e tregut bashkëkohor rrallë i marrin parasysh nevojat e familjes. Shpesh mendohet se për gratë martesa është një marrje e përgjegjësisë për familjen dhe kështu ato heqin dorë nga profesioni dhe karriera.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD