Është verë dhe është vapë. Vetëm po të përmendem fjalën Gines, provokojmë asociacione të lidhura me etje, me një pije freskuese me pak alkool, me shkumë, që është “e shenjtë” për adhuruesit e saj. Në fakt në Bullgari emir “Guinnes” më shumë lidhet me librin e njohur që sivjet ka një përvjetor.
Ideja për Librin e rekordeve Gines është e sër Hju Bijver (sir Hugh Beaver) – shefit të fabrikës për prodhimin e birrës “Guinnes”. Para 60 vjetësh, më 27 gusht 1955 në treg doli libri i parë i rekordeve dhe menjëherë u bë bestseller në Britaninë e Madhe. Edhe sot pas Biblës, Koranit dhe Citateve të Mao Ce Dunit, ai mbetet libri më i botuar në botë me të drejta autori. Ky koleksion mbledh jo vetëm arritjet e mëdha të njeriut, por edhe ekstremet e botës natyrore.
Në gjuhën bullgare libri “Rekordet e Ginesit” u botua për herë të parë në vititn 1999, para kësaj u importua edicioni i saj rus. Në të mund të shihen shumë emra bullgare. Nuk janë pak bullgarët në kategori “Sport”.
Kemi akoma një sportiste legjendare – Jordanka Donkova. Arritja e saj në disiplinën 100 metra me pengesa 12 sek. e 21 qindta. Nga viti 1988 deri tani ajo nuk është tejkaluar.
Edhe në të kaluarën, edhe sot vajzat bullgare e gjimnastikës artistike në kanë dhënë shumë arsye për krenari. Maria Gigova dhe Maria Petrova ndodhen në Librin Gines si të vetmet kampione botërore që e kanë arritur këtë medalje të artë tri herë.
Bashkë me to në Librin e rekordeve figurojnë emrat e akoma 7 sportistëve bullgarë plus një detar.
Nuk mund të përmendim të gjithë bullgarët që figurojnë në Librin Gines. Por nuk mund të harrojmë arritjen e shahistit Kirill Georgiev, i cili luajti me 360 partnerë, fitoi 280 ndeshje, në 74 ndeshje përfundoi me remi dhe humbi vetëm gjashtë.
Kitaristi Georgi Georgiev i bie kitarës në vazhdim të 49 orëve dhe kështu tejkaloi rekordin e një bullgari tjetër – Biser Raçev. Banakieri bullgar Penço Pençev hyri në listën e rekordeve me 2014 kokteje. Ai ka gjithashtu tri rekorde të tjera dhe ai nuk mendon të përfundojë.
Pas rekordeve individuale është mirë të përmendim edhe një rekord në kategori “Fe”. Kjo është statuja e Hyjneshës Mari në qytetin bullgar jugor Haskovo, e cila është me lartësi 32 metra. Kjo është skulptura më e lartë e Shenjtores në botë. Monumenti u inaugurua më 8 shtator 2003 dhe në 2005 u përfshi në Librin Gines.
Ka edhe shumë rekorde të tjera dhe shumë që do të arrihen në të ardhmen. Sepse bullgari është merakli. Sepse në Bullgari edhe fëmijët dinë se “Edhe ne i kemi dhënë diçka botës” – siç ka thënë shkrimtari i madhe Ivan Vazov. Dhe sigurisht bota nuk do të presë shumë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..