Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stina e re politike – test i formulës së qeverisjes

БНР Новини
Foto: BGNES

Stina e re parlamentare filloi me premtime për vendime të mëdha politike dhe me diçka të njohur. Pasi para pushimeve “kompromisi politik” e vuri Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë në një tryezë me pushtetarët, ditën e parë plenare Ljutvi Mestan i ofroi haptazi Bojko Borisovit për ta shqyrtuar formulën e qeverisjes. Kryeministri shënoi se zgjedhjet vendase do të jenë shkas për t’u numëruar së bashku votat e GERB-it dhe të Bllokut të Reformatorëve dhe rezultatet të jenë dëshmi të punës së qeverisë.

“Pavarësisht se cila parti fiton në regjione, rezultati i përbashkët duhet të mund të garantojë së pari stabilitetin dhe së dyti të mos ketë alternativë. Gjithmonë kam thënë se në një koalicion ka të mëdhenj dhe të vegjël, sepse askush prej nesh nuk është i mjaftueshëm, duhet të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe t’i matim fjalët tona” – tha Kryeministri.

Nëse “formula politike” do të ndryshojë apo jo, këtë do ta shohim pas zgjedhjeve, por kjo u bë shprehje kryesore e atyre, të cilët janë në pushtet dhe të atyre, të cilët e duan shumë këtë.

“Po ndodhemi në një periudhë, e cila do të tregojë se sa produktive është formula e qeverisjes, kush punon për reformat dhe kush është kundër tyre, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov. Ka ardhur koha për t’u bërë dallim midis fjalëve dhe veprimeve populiste të disa politikanëve dhe të atyre, të cilët e zgjedhin rrugën e vështirë të imponimit të ngadaltë, por të sigurt të legjislacionit modern.”

“Derisa gara politike është për “copat e byrekut”, ajo gjithmonë do të jetë e ashpër dhe e padrejtë. Politika bullgare gjithmonë do të jetë një betejë midis ujqve të egër”, komentoi bashkëkryetari i Grupit Parlamentar të Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev dhe kërkoi më shumë moral në politikë:

“Mbetet çështja a mund të gërshetohet politika e bisedimeve dhe e kompromiseve me politikën e moralit. Dhe përgjigja është “po”, kjo është e mundur, në qoftë se kthehemi te rrënjat tona, në qoftë se kthehemi te përfytyrimi i harruar i krishterë për moralin e përgjegjësisë publike.”

“Kjo nuk mund të ndodhë me formulën e tanishme të pushtetit” – është i bindur Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan. Formula e re në sytë e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë është e qartë – Fronti Patriotik të hiqet nga qeverisja.

“Që të kemi një qeverisje të stabilitetit dhe të zhvillimit, ka nevojë për një profil të ri dhe të qartë evropian dhe euroatlantik të pushtetit. Sa i përket Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, ne do të vazhdojmë të zhvillohemi si një parti moderne, liberale, e përgjegjshme dhe konstruktive, kur është pjesë e opozitës.”

Sipas traditës, patriotët vazhduan sipas stilit të tyre debatet rreth atyre që duhet të dëbohen nga pushteti dhe rreth atyre që do t’i dëbojnë.

“Largimi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë nga të gjitha pozitat e pushtetit, mbetet qëllimi kryesor i Frontit Patriotik, sepse ne jemi të qartë se ndarja dhe kundërvënia e shoqërisë bullgare sipas parimit etnik është rreziku më i madh për udhëheqjen shtetërore” – deklaroi bashkëkryetari i Frontit Patriotik Valeri Simeonov.

GERB dhe reformatorët u morën vesh për prioritetet e përbashkëta parlamentare.

“Në vend të parë ky është votimi i Kushtetutës gjatë kësaj stine parlamentare, tha Radan Kënev, votimi i legjislacionit kundër korrupsionit, i ligjeve procesuale dhe i ligjit për pushtetin gjyqësor, i cili varet nga miratimi i suksesshëm i ndryshimeve kushtetuese.”

Më vonë u bë e qartë se ndryshimet kushtetuese shtyhen pas zgjedhjeve, pasi në një mbledhje të komisionit të posaçëm ABV-ja befasisht e tërhoqi përkrahjen e saj deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas traditës gjatë ditës së parë plenare të sesionit të ri partitë e paraqitura në Parlament i përvijuan prioritetet e veta. Partia më e madhe GERB shënoi si prioritete më të rëndësishme realizimin e reformës gjyqësore dhe përkrahjen e modelit të shëndetësisë, i cili do të sigurojë një akses të barabartë të njerëzve te shëndetësia cilësore dhe parashikueshmëria financiare. Opozita, e përfaqësuar nga Partia Socialiste Bullgare, deklaroi se do të ngulë këmbë sa u përket çështjeve të politikës sociale, krizës demografike dhe energjetikës. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë këmbëngul për integrimin e komunitetit rom. Fronti Patriotik e vuri theksin te fluksi i refugjatëve drejt Bullgarisë, kurse ABV-ja deklaroi se do të punojë në një dialog konstruktiv. Sa për Qendrën Demokratike Bullgare dhe “Ataka”, për të gjithë është qartë se ata mbeten në izolim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD