Çdo një njeriu i ka rastisur të ketë vështirësi gjatë përkthimit nga dhe në gjuhë të huaja. Kërkimi i një fjale të dhënë të panjohur është gjë e bezdisshme, që kërkon mjaft kohë, kurse kur kthehemi drejt tekstit, kemi harruar se për çfarë bëhet fjalë. Shpikësi bullgar Vlladimir Içevski gjen një zgjidhje komode të këtij problemi duke krijuar një orë unikale për nga lloji i vet me laser, i cili i lexon fjalët e panjohura dhe i përkthen në gjuhën e dëshiruar, për më pak se 2 sekonda.
Ideja e shpikësit lind përpara më shumë se 20 vjetëve. Fillimisht softueri është i futur në një stilograf, i cili është prezantuar në Panairin Teknik në qytetin Plovdiv dhe shkakton një interesim të madh mes njerëzve. Atëherë bëhet e qartë se, një send i tillë do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm në ditët e përditshme. Përse ka zgjedhur të re konstruktojë shpikjen e tij nga stilografi në orë?
“Deri në vitin 2012 e mirëmbanim stilografin. Pas kësaj në lidhje me tendencat e reja në elektronikën mobile nëpër botë duhej të mendohet për një produkt të ri – tregon Vlladimir Içevski. – Filloj migracioni i elektronikës mobile nga xhepat dhe çantat drejt duarve dhe shqisave në kokë. Teknika duhet të jetë komode për t’u përdorur dhe të mund të kryejë punë me shumë më pak përpjekje, pavarësisht nëse janë fizike, mendore, të shikimit ose të tjera. Që të mos të mbetemi mbrapa nga kjo tendencë u nevojit me ngut të mendoj sesi stilografi i madh të transformohet në diçka më të vogël, e pikërisht në një orë të mençur.”
Ora e mençur është me përmasa praktike, sa një orë dore burrash. Mund të përdoret si një pajisje më vete, ose të mbahet si një orë të zakonshme në dorë. Vihet në veprim vetëm përmes një lëvizjeje të lehtë dhe të ngadaltë të dorës, pa u nevojitur ndonjë shtypje të butonave. Tani për tani në të janë të përfshira gjuhët, të cilat punojnë me ciriliken dhe latinishten. Shumë interesant është fakti se, pajisja është universale dhe mund të lexojë informacion mbi çdo lloj sipërfaqesh, pavarësisht nëse kjo është letër ose ndonjë lloj displeji.
“Është e menduar kështu që ora të përkthejë fjalë ose shprehi nga çdo një mjedis, ku ka një tekst të shtypur, prej mbartësve të letrës-libra, gazeta, revista, si dhe nga mbartësit elektronik si lexues elektronik, tabletë dhe smartfon. Pajisja është automatike. Nuk varet nga mbulimi i rrjetit. Nuk nevojitet përdorimi i sistemeve të përkthimit në Internet. Mund të përdoret në çdo pjesë nga planeti, por përse dhe jashtë tij.”
Novatori tregon dhe pritjet e tij optimiste për orën e mençur-përkthyes.
“Ajo jep mundësi për zhvillim në shumë drejtime. Aktualisht është në një variant bazë. Por ndaj tij mund të shtohen dhe shumë funksione të tjera të reja, për shembull një futje me zë dhe njohje me sisteme më të reja dhe inteligjente. Mund të lidhet me rrjetet botërore, kurse disa nga mundësitë e tij mund të vendosen dhe në produkte të firmave prijëse. Kjo është një pajisje, e cila tregon se teknologjitë e mëdha fshihen në elektronikën e vogël, e cila është me një intelekt të madh.”
Içevski krijon një pajisje me një shkallë të lartë të komoditetit, kurse motoja, të cilën e ndjek derisa punon është “minimum përpjekje për maksimum dobi”.
Që të filloj prodhimi masiv i produktit, është i nevojshëm një financim më i gjerë. Në lidhje me këtë krijuesi tregon edhe një ide tjetër të vet-financim, i cili është i iniciuar nga konsumatorët – një porosi paraprake të pajisjes dhe stimulimin e tregut masiv. Kjo metodë do të ishte e re për Bullgarinë, por në një përpjesëtim botëror tanimë është relativisht e njohur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...