Baleti në brendësi – një ekspozitë e Svetosllav Nikollovit – Çapi
Që të tregosh për baletin, duhet të jesh një pjesë e pandarë e tij. I ngjashëm është rasti i Svetosllav Obretenovit – Çapi, ish balerin, i cili ia ka kushtuar jetën e tij fotografisë. “Baleti në brendësi” – kështu titullohet ekspozita e tij në Galerinë e Sofjes Art Place Interpred. Butësi dhe pasion, dëshirë dhe hijeshi, një fluturim në ekstazë në skenë, por edhe lodhje, e cila ndihet prapa skenës. E gjithë kjo mund të shihet në veprat e tij, të cilat e zbulojnë botën e valles në brendësi. Me sa arti i baletit është një temë fisnike për fotografinë?
“Kjo është bukuri, frymëzim i një balerini, i cili e di se çfarë momentesh të kapë. Kjo, që ne shohim në fotografitë e tij është një festë e vërtetë për syrin – tregoi për Radio Bullgarinë punëtorja e galerisë Valentina Dimitrova. – Kënaqësia për shikuesin për mendimin tim është e madhe. Në galerinë tonë po shoh admirimin e shumë vizituesve të ekspozitës. Disa prej momenteve më të vërteta, të pasqyruara në fotografitë e tij, nuk janë nga skena, por prapa saj. Kjo nuk mund të shihet në veprat e një fotografi, i cili i bën fotografitë para skenës. Ai i ka bërë fotografitë e veta me një dashuri të madhe.”
Që në moshën e fëmijërisë Çapi filloi të bënte fotografi me fotoaparatin e të atit dhe të grumbullonte përvojë, kurse baleti e mësoi për t’i pastruar format. E gjithë kjo mund të shihet në fotografitë e tij të përsosura, të krijuara gjatë spektakleve dhe repeticioneve. Tani Svetosllav Nikollov udhëton me artistët e Operës dhe Baletit Kombëtar në një turne, që filloi në Slloveni dhe po vazhdoi në Gjermani dhe Japoni.
Ivan Ahnaxhiev dhe Paskali në Shtëpinë e Evropës
Më 7 shtator piktori i njohur Ivan Jahnaxhiev hapi një ekspozitë të vet në Shtëpinë e Evropës në Sofje. Për të kjo godinë është para se gjithash një simbol. Mu para 20 vitesh i biri, i cili mbaroi Shkollën për Gjuhën Italiane në Sofje, i vazhdoi studimet në Peruxhia të Italisë, kurse babai i tij e vizitonte atje rregullisht.
“Ky ishte një moment pak i trishtuar, sepse unë duhej të kthehesha në Bullgari në çdo një tremujor. Ju e dini, atëherë duhej të pritej shumë para ambasadës, nganjëherë kishte probleme, me lëshimin e vizës... Përveç kësaj nuk duhej të vonohej, duhej të kthehesha deri në orën e caktuar. Kjo u bë shkas për të filluar një specializim një vjeçar atje, që të mund të mbetem te biri im, sepse atëherë afati i lejuar ishte vetëm tre muaj. Një periudhë e vështirë... Tani situata është e ndryshme. Mund të shkoj në Itali, që të jetoj atje. Lavdi Zotit se e ka këtë godinë. Më pëlqen shumë dhe u gëzova shumë se më ftuat për ta bërë ekspozitën time këtu. Një pjesë e veprave të mia janë pikturuar në Romë. Pjesa tjetër – në Bullgari. E përbashkëta në të gjitha këto piktura është koloriti. Konstatova se midis Romes dhe Sofjes koloriti është pothuaj i njëjtë – po flas edhe për diellin, edhe për përjetimin. Dhe kështu ndodhi kjo ekspozitë.”
Është një fakt kureshtar se para rreth dhjetë vitesh piktori ia dhuroi birit të tij në Peruxhia albumin e ri të këngëtarit të muzikës pop Hristo Paskalev – Paskal. Studenti i pëlqeu shumë këngët e tij. Këngëtari për nga ana e babait ka gjak italian. Dhe askush nuk dyshon se ai është italian. Është i njohur për repertorin e tij të pasur prej rreth 250 këngësh në 20 gjuhë. Ndërkaq, ai nuk ka konkurrencë në këngët italiane.
Në fakt, këngëtari është duke përgatitur albumin e tij të dymbëdhjetë me këngët më të mira, si dhe një koncert-spektakël “Dashuria Italiane”. Ndjenja më e madhe është në thelbin e diskut të këngëtarit “Hitet e Evropës”. Atje janë grumbulluar disa prej këngëve më të bukura të Kontinentit të Vjetër.
“Ka këngë hungareze, polake, portugeze... kam incizuar këngë në 15 gjuhë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky është një album shumë i bukur, i cili më njeh me kulturën, krijimtarinë e popujve evropian, i cili më pasuron dhe më jep mundësi të shijoj këngën, sepse për këngën nuk ka kufij. Ajo i prek zemrat, shpirtin e çdo një njeriu, i cili e do muzikën. Unë mendoj se nuk ka njeri, i cili të mos e dashurojë muzikën.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Art Place Interpred dhe Veneta Pavllova
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..