Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amendamentet e pranuara të Kushtetutës në lidhje me reformën e sistemit gjyqësor

БНР Новини
Foto: BGNES

Pasi në fundin e sezonit të kaluar politik amendamentet kushtetuese të parashtruara nga Blloku i Reformatorëve në lidhje me reformën e gjyqësorit nuk u pranuan në Kuvendin e Bullgarisë, disa ditë para pushimit veror ishte depozituar një projektligj të ri me nënshkrimet e 180 deputetëve nga të gjitha partitë me përjashtim të Partisë Socialiste Bullgare dhe grupit “Ataka”.

Të mërkurën amendamentet kushtetuese ishin pranuar me 184 vota. “Pro” votuan të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Partisë Socialiste. Nga formacioni i djathtë ABV siguruan simbolikisht një votë. Befasues ishte votimi i partisë “Ataka”, e cila gjithashtu përkrahi amendanetet. Ndryshimet parashikojnë ndarjen e  Këshillit të Lartë Gjyqësor në dy kolegj – një të gjyqtarëve dhe një të prokurorëve (secili do të marrë përgjegjësi për rritjen në karrierë të prokurorëve dhe gjyqtarëve). Magjistratët do të zgjidhen drejtpërsëdrejti, përforcohet roli i inspektoratit të Këshillit, do të ketë mundësi për parashtrimin e ankesave nga ana e Këshillit të Lartë të Avokatëve në Gjykatën Kushtetuese. Pasi në lexim të parë Projektligji mori votat e tri të katërtave të deputetëve, tani ka dy javë, në të cilat tekstet do të mund të përgatiten për lexim të dytë. Ka nevojë për përjashtimin e dobësive – sipas Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe partisë ABV ka nevojë për saktësimin e ndarjes së kuotave politike dhe profesionale në kolegjin e prokurorëve. Midis dy leximeve reformatorët ndoshta do të propozojnë tekste  të lidhura me transparencën e punës së Prokurorisë dhe me mundësinë që ministri i drejtësisë të flasë në mbledhjet e dy kolegjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga partia GERB shpallën se po presin mendimin e shkruar të Komisionit të Venecias, pavarësisht se tashmë i përkrahën amendamentet në Parlament. Debatet provokuan kritikat e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bullgare.

Ka nevojë për një saktësim – amendamentet e pranuara të Kushtetutës nuk garantojnë reformën gjyqësore, por janë një premisë për të dhe shënojnë fillimin e debateve.

“Sinjalet që i dhënë ky votim, tregojnë se puna e rëndë sapo fillon – shpalli analizatori nga Qendra për Strategji Liberale Dimitër Markov. – Nga bisedimet në Kuvend bëhet e qartë se kjo është një përkrahje formale dhe ka shumë mosmarrëveshje për tekstet konkrete. Midis leximit të parë dhe të dytë do të ketë shimë bisedime. Me siguri para zgjedhjeve lokale të 25 tetorit Ligji për ndryshimin e Kushtetutës nuk do të pranohet. Mendoj se procesi vonohet qëllimisht, sepse në zgjedhjet do të bëhet e qartë raporti aktual i fuqive politike. Pastaj partitë do të ndryshojnë pozitat e tyre në varësi nga rezultatet zgjedhore. Por pavarësisht nga kjo, hapi i vogël i djeshëm në parlament mund të cilësohet si pozitiv. Sepse mungesa e tij do të thotë dështim të reformës gjyqësore.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD