Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shkolla në natyrë” në fshatin Gudevica është pretenduesi bullgar për Çmimin e Parlamentit Evropian

БНР Новини
Eurodeputeti Andrej Kovaçev (djathtas) ia dorëzoi Çmimin civil të Parlamentit Evropian udhëheqësit të vatrës kulturore “E ardhmja tani 2006” Teodor Stojçev. I ftuar i posaçëm ishte Presidenti Rosen Plevneliev.
Foto: BGNES

Gjithsej 47 janë laureatët nga 28 shtetet-anëtare të BE-së, të zgjedhur për të marrë pjesë në ceremoninë mbarëevropiane për dorëzimin e Çmimit të sivjetshëm civil të Parlamentit Evropian. Ajo zhvillohet në Bruksel më 14-15 tetor. Laureati bullgar për çmimin prestigjioz është vatra kulturore “E ardhmja tani 2006” në fshatin Gudevica. Ekipi i saj është krijues i iniciativës “Shkolla në natyrë” në fshatin Gudevica.  Ata u dekoruan për kontributin e tyre për bashkëjetesën më të mirë midis njerëzve vendas, si edhe për arritjet në fushën e kulturës dhe arsimit.

Vatra kulturore “E ardhmja tani” në malin Rodope ka një ekip prej profesionistësh në sferën e arsimit. Ai përfshin njerëz të rinj pozitivë dhe iniciatorë. Gjatë viteve të kaluara ata kanë trajnuar mbi 600 fëmijë nga krahina të ndryshme të vendit tonë.

Presidenti Rosen Plevneliev ishte mik special në ceremoninë e dorëzimit të çmimit të Parlamentit Evropian për qytetar evropian në kryeqytetin tonë. Ja se si ai e karakterizoi rolin e çmimit dhe kontributin e mbartësit të sivjetshëm të çmimit për ndryshimin pozitiv në shoqërinë tonë:

“Të gjithë në vendin tonë janë krenarë për një prej institucioneve tona më të vjetra – vatrat bullgare. Modeli i tyre është unikal, nuk e ka asgjëkund në botë. Vatrat kulturore janë shndërruar në një qendër të vërtetë të kulturës popullore dhe të traditave tona. Këto qendra unikale të iluminizmit, të krijuara para më shumë se 150 vitesh, janë prova më e madhe e dashurisë ndaj njohurisë, ato janë mbrojtëse të krijimtarisë dhe të shpirtit bullgar. Pikërisht kështu vepron vatra kulturore “E ardhmja tani”. Krenohemi shumë se ata janë laureati i sivjetshëm nga Bullgaria për qytetar evropian të vitit. Me iniciativën e bukur “Shkolla në natyrë” në fshatin e rrethit të Smoljanit, Gudevica, me tërheqjen e qindra bullgarëve të rinj ndaj idesë për vullnetarizëm, në vatrën kulturore edukohen bullgarë iniciatorë. Këta janë njerëz të bindur në aftësitë e tyre, të cilët kanë qëllim zhvillimin e shoqërisë, të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.”

Renovimi i bibliotekësOrganizatori dhe udhëheqësi i vatrës kulturore “E ardhmja tani 2006” është Teodor Stojçev. Ai është një njeri i ri, plotë optimizëm dhe ide, të cilat do të përmirësonin mënyrën e jetesës të njerëzve, sidomos në vendbanimet më të vogla. Sipas tij gjithçka fillon me arsimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve, kurse pas kësaj shembulli i mirë bëhet model imitimi për të moshuarit. Ja akoma hollësi për vatrën kulturore, çmimet dhe jetën në vendbanimet e vogla:

“Vatrat e para kulturore në Bullgari lindën para 150 vitesh. Kështu edhe ne mendojmë se veprimtaria jonë sjell me vetvete një periudhë të re rilindëse, e cila është e domosdoshme për shoqërinë tonë. Duam të kthehemi te vlerat, te kultura, te tradita, të përkrahemi, të ndihmohemi njëri tjetrin, të jemi njerëz dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të zhvillohemi në botën bashkëkohore. Ne besojmë në ndryshim, në arsim, sepse ai mund të jetë më i gjallë dhe më i vërtetë jo vetëm për fëmijët, për mësuesit, por edhe për çdo një pjesëmarrës në arsim dhe në procesin e mësimdhënies. Gjatë të gjitha këtyre 10 viteve në fshatin Gudevica arritëm ta rinovojmë godinën e vjetër të shkollës dhe të vatrës kulturore në saje të qindra vullnetarëve nga tërë Bullgaria dhe të punës së tyre falas. Ndërtuam muret e kishave, e gjallëruam këtë mëhallë, ku në shkollë nuk kishin hyrë fëmijë në vazhdim të 30 viteve. Ndërtesa, që morëm, është pikërisht për vullnetarët tanë, ajo është njohja evropiane e punës sonë në sferën e kulturës, e rishqyrtimit të traditave tona dhe të kulturës sonë kryesisht në jetën e bullgarëve më të rinj. Ne krenohemi për gjërat e vogla. Gëzohemi për rezultatet e arritura nga ne në trajnimet e organizuara në Stara Zagora, Burgas, Varna, Kazanllëk etj. Organizuam akademi rinore vendore për aktivizimin e pozitës civile të të rinjve. Mirëpo, ka edhe shumë gjëra më të vogla, me të cilat merremi. Për shembull, kemi një kopsht të vogël, ku rritet çaji i Mursalicës. Grumbullojmë ujë shiu dhe në përgjithësi kujdesemi për natyrën. Në këtë mënyrë u japim shembull vendasve se si të jenë pronarë të mirë në qytet dhe në fshat. Në Gudevica për shembull zhvillojmë një seminar, në të cilin marrin pjesë njerëz nga mbarë vendi. Ata janë duke diskutuar se si të jetojnë në rajonet e largëta dhe të rritin perime në mënyrë biologjike.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: gudevica.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD