Siguria energjetike e Bullgarisë dhe e Evropës ndërmjet diversifikimit të itinereve dhe burimeve është një temë shumë e rëndësishme, tha në Samitin e katërt BE-Evropë Juglindore në Sofje ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Sipas saj sot nuk mund të flitet për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike pa bërë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik.
”Për një sektor të qëndrueshëm të energjetikës ka nevojë për siguri energjetike, ka nevojë për siguri të furnizimeve dhe për konkurrueshmëri. Qeveria bullgare po punon shumë aktivisht në këtë drejtim. Nuk është e rastit se një nga prioritetet tona kryesore në këtë sektor është sigurimi i furnizimeve jo vetëm i Bullgarisë, por i tërë rajonit të Evropës Juglindore me anë të diversifikimit të burimeve dhe itinerareve. Dhe kjo nuk mund të bëhet pa pasur infrastrukturë të përshtatshme, pa lidhje ndërsistemore midis shteteve të ndryshme. Për këtë arsye përpjekjet tona janë përqendruar mbi ndërtimin e interkonektorëve Bullgari-Greqi, Bullgari-Rumani, Bullgari-Serbi dhe Bullgari-Turqi.”
Tani prioritet për pushtetet bullgare është zbatimi i projektit për lidhje me Greqinë, sepse me të furnizimet e gazit natyror tashmë nuk do të varrën vetëm nga një burim. Para pak kohe ministrja Petkova e diskutoi këtë çështje me homologun e saj grek Panos Skurletis.
“Me kënaqësi mund të informoj se në lidhje me interkonektorin mbeten pak gjëra për sqarim dhe ato janë lidhur kryesisht me çështjet teknike. Për to kemi nevojë për disa javë. Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të nënshkruajmë vendimin përfundimtar për investim për këtë projekt dhe kështu do të mund të zbatojmë projektin brenda afatit të paracaktuar. Qeveria bullgare parashikoi dhe pohoi në buxhetin e vitit 2015 garanci shtetërore për këtë projekt për 80 mln. euro. Zhvilluam takime dhe diskutime me të gjitha partitë që kanë përfaqësi në Parlament dhe që marrin pjesë në koalicionin qeverisës. Në to folëm për mundësitë për rritjen e garancive shtetërore dhe për fat të mirë, arritëm mirëkuptim për këtë prioritet dhe shuma e garancisë shtetërore në buxhetin e vitit 2016 do të jetë më e madhe.”
Ndërtimi i interkonektorit midis Bullgarisë dhe Rumanisë është në një fazë të përparuar dhe ai do të fillojë punë në vitin 2016. Mbetet vetëm përfundimi i ndërtimit të pjesës me gjatësi dy kilometra përgjatë lumit Danub. Bullgaria tashmë siguroi edhe financimin e interkonektorit me Serbinë. Po punohet aktivisht edhe mbi ndërtimin e lidhjes me Turqinë. Fituam financimi nga fondet evropiane për studim para projektimit. Ai do të na japë informacion për parametrat teknike dhe financiare, tha ministrja Petkova dhe shtoi:
“Tema tjetër shumë e rëndësishme është lidhur me burimet vendase energjetike. Shteti ynë varret nga këto burime sepse ato sigurojnë diversifikim energjetik. Nuk është e rastit se një nga vendimet e para të qeverisë ishte lidhur me fillimin e procedurës për studim për naftë dhe gaz në pjesët e thella të Detit të Zi dhe në dy blloqet Silistar dhe Teres. Procedura e studimit të bllokut Silistar përfundoi me sukses dhe për zbatues të projektit është zgjedhur kompania Shell. Studimet fillestare gjeologjike në Silistar janë optimiste. Për këtë arsye shpresoj se pas disa vitesh Bullgaria vetë do të mund të mbulojë nevojat e saj për gaz natyror, siç po bën Rumania.”
Gjendja e infrastrukturës për transportimin e gazit është me rëndësi të madhe për sigurinë energjetike të rajonit dhe po punohet mbi rehabilitimin dhe modernizimin e saj. Para pak kohe u hap një stacion për kompresim dhe lëngëzim të gazit natyror në Ihtiman, i cili është pajisja më moderne në Ballkan. Fakti se 80% prej të gjitha stacioneve të kompresimit të gazit natyror të rajonit ndodhen në Bullgari është tregues për rëndësinë e saj të madhe në fushën e sigurisë energjetike, nënvizoi zonja Petkova.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..