Më 22 tetor në Sofje hapet edicioni i gjashtë i Sofia Independent Film Festival. Atje janë përfshirë titujt e fundit të kinemasë së pavarur amerikane. Festivali startoi në Nju Jork. Para disa vitesh atje filloi një forum i kinemasë bullgare New Independant, kurse para pak kohe u zhvillua edicioni i tij i XI, i cili u hap nga Presidenti Rosen Plevneliev. Motori i dy aktiviteteve është aktorja Zhana Karaivanova, themeluesja dhe drejtoresha e dy festivaleve. Sivjet partneri i festivalit te ne është Pallati Kombëtar i Kulturës.
“Për herë të parë, bashkë me Bashkinë e Kryeqytetit dhe Pallatin Kombëtar të Kulturës ne do të dorëzojmë çmimin “Shpirti i pavarur i Sofjes” në kategoritë “Filmi më i mirë artistik” dhe “Filmi më i mirë dokumentar” – vuri në dukje Zhana Karaivanova. – Juria do të jetë publiku, por nga viti tjetër festivali do të ketë juri të vet. Çmimi është vepër e piktorit bullgar Stefan Nikollaev, i cili banon dhe punon në Paris. Theksi në festivalin tonë sivjet janë bullgarët, të cilët merren me kinema në Amerikë. Del se ata nuk janë pak. Një prej tyre është producentja Izabella Cenkova, e cila fitoi garën për dokumentarë të festivalit të kinemasë së pavarur “Sëndans” 2015 me filmin e saj “Tufa”. Izabella erdhi posaçërisht nga Ju Jorku për premierën e filmit në kuadrin e festivalit. Për herë të parë në kontekstin e rimëkëmbjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Kubës ne do të paraqesim kinemanë bashkëkohore të Kubës. Për ne kjo është shumë interesante. Presim me padurim profesorin Xheri Karlson nga universiteti në Nju Jork, rektor i departamentit kinematografik dhe specialist në lëmin e kinemasë së Amerikës Latine, i cili do t’i paraqesë këta filma në kuadrin e festivalit.”
Me kalimin e viteve veprimtaria në këmbimin kinematografik midis Sofjes dhe Nju Jorkut u zgjerua. Prandaj para pak kohe në Nju Jork u themelua Bordi Bullgaro-Amerikan i Këshilltarëve të Festivalit. Ndër pjesëmarrësit nga pala bullgare janë krijues të njohur si për shembull regjisori Javor Gërdev dhe shkrimtari Zahari Karabashliev. Bordi është i hapur për të gjithë, të cilët duan të ndihmojnë.
Do të rikujtojmë se në fund të vitit të kaluar Sofja ishte shpallur nga UNESKO-ja qytet i kinemasë. Një prej shkaqeve për këtë është fakti se në kryeqytetin tonë zhvillohen shumë festivale kinematografike . Ja se çfarë tregoi Todor Çobanov, zëvendëskryetari i Bashkisë së Kryeqytetit për kulturën:
“Kinemaja luan një rol shumë të rëndësishëm në shumëllojshmërinë kulturore të qytetit, duke bashkuar energjinë e krijuesve nga mbarë bota. Mirëpo, So Indepentand ka një vend special. Prandaj Bashkia e Kryeqytetit e përkrah këtë festival dhe do të vazhdojë ta përkrahë, për shkak të theksit të qartë te kinemaja jokomerciale, te krijuesit e rinj.”
Për herë të parë në kuadrin e So Independant do të ketë premierë të një filmi bullgar. Ky është “Relikte familjare” me regji të Ivan Çerkellovit. Para pak kohe ai mori Çmimin e posaçëm të qytetit Varna në edicionin e sivjetshëm të festivalit të filmit artistik “Trëndafili i Artë”, si dhe çmimin e Lidhjes së Kineastëve Bullgarë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..