Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja e shpalli Greqinë për partner kyç në diversifikimin e resurseve energjetike

Foto: EPA/BGNES

Gjatë vizitës në Athinë këto ditë, ministri i jashtëm bullgar Daniell Mitov e cilësoi lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit të Greqisë dhe të Bullgarisë, si një element më të rëndësishëm nga Bashkimi Energjetik i ardhshëm evropian dhe e përcaktoi Greqinë si një partner kyç të Bullgarisë në diversifikimin e burimeve të gazit. Nga lidhja e gazit me Greqinë, Bullgaria pret më tepër ti lejoi të marrë lëndën blu nëpërmjet korridorit të ardhshëm Jugor të gazit, i cili bashkon Bashkimin Evropian me depozitat Kaspike. Pavarësisht nga dialogu i gjatë bilateral për lidhjen e gazit, shumë çështje teknike të projektit, bile dhe ai për kapacitetin e interkonektorit, janë të pasaktësuara, kurse kjo nuk lejon që të firmoset një marrëveshje përfundimtare për ndërtimin e pajisjes. Duket qëllimi bazë i partneritetit kyç në këtë etapë duhet të jetë nxjerrja e projektit nga gjendja e amullisë. Në qoftë se nën diversifikimit të burimeve të gazit zakonisht politikanët bullgar kuptojnë evitimin e varësisë së tanishme pothuajse 100% nga furnizimet e gazit rus, grekët nuk kanë një kauzë të ngjashme. Prandaj dhe fqinja perëndimore e Bullgarisë është e interesuar nga ndërtimi i gazsjellësit në territorin e saj nga kufiri me Turqinë, nëpërmjet të cilit të marrë gaz natyror nga Rusia. Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara  dërguan në Athinë të dërguarin e posaçëm të departamentit Shtetëror amerikan, i cili tu kthej mendjen grekëve nga ideja për gazin transit rus për Evropën, por misioni i tij përfundoi pa sukses. Dallimet në qëndrimin ndaj furnizimeve ruse duket se nuk do të vështirësojnë partneritetin kyç të Bullgarisë me Greqinë. Siç vuri në dukje ministri i jashtëm grek Nikos Kodzijas, bota ndryshon, kurse me të dhe burimet e energjisë. Shtetet e Bashkuara kanë gazin më të lirë natyror, ka shtresa shumë të mëdha të gazit në Egjipt dhe Kurdistanin Irakian, fundi i embargos mbi Iranin do të  çojë deri në furnizime të gazit dhe që aty, dhe në këtë mënyrë do të ketë siguri përmes konkurrencës. Dhe me të vërtetë ministri grek ka të drejtë, sepse pavarësisht se nga vjen, gazi ka një erë të njëjtë, por më të rëndësishme janë çmimi i furnizimeve dhe rregullsia e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilleva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD