Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Ivan Mihov – një prej klasikëve në folklorin tonë

Foto: bg-popfolk.com

Muzikanti folklorik Ivan Mihov është një virtuoz i vërtetë i violinës. Në pragun e jubileut të tij të 80-të ai vazhdon të krijojë.

Le të rikujtojmë se muzika instrumentale ka tradita të pasura në trojet tona. Tamburaja, fyelli dhe gajdja, bashkë me akoma një vegël muzikore bullgare,  të ashtuquajturën “bullgarija”, ose “bullgarina”, janë përdorur nga bullgarët nga kohët më të lashta. Instrumenti u përhap së pari në Ballkan, pas kësaj edhe në Evropën Perëndimore.

Qendra kryesore e muzikës orkestrore në Bullgari, më konkretisht e muzikës dasmore, janë fshatrat në rajonin e Plovdivit, Asenovgradit, Haskovos dhe Çirpanit. Popullsia në këtë rajon i ruan traditat e veta, ku janë përhapur instrumentet karakteristike të muzikës klasike evropiane – klarineta, violina, fizarmonika, kuptohet, të shoqëruara me daullen. Një prej shkollave më të fuqishme instrumentale në këtë regjion është ajo e violinës, e cila lind talente edhe sot e kësaj dite. Çdo një tamburist profesional në një moment bëhet gjithashtu violinist i mirë. Ivan Mihov është ndër përfaqësuesit më të shquar të kësaj shkolle. Sot ai është në moshën 79 vjeç dhe vazhdon të merret me muzikë. Ai nuk i ka mësuar notat muzikore dhe kur kompozon një melodi të re ai e incizon në kasetë. Muzika lind në kokën e tij vazhdimisht, madje natën.

Ja disa kujtime të tij, për të cilat ai foli para kolegut tonë nga Radio Plovdivi Nikollaj Çirpanski:

“Jam mësuar nga Xha Georgi – Krushkata. I ati ishte shpërngulur nga Krushevo. Ai ishte një violinist i mirë, por nuk ka incizime në radio, ka luajtur në violinë në dasma dhe tubime të ndryshme. Gjatë takimit tonë të parë ai mendoi se unë nuk mund të luajë aspak në violinë, por pas kësaj interpretova disa melodi shumë bukur. Në vitin 1958 krijova Grupin e Belloreçenit, i cili pas 14 vitesh u shpërnda dhe atëherë unë krijova Grupin e Bellozemit. Kam bërë pjesë në grupin e Sadovos, në Grupin e Çirpanit etj. Deri më sot e kësaj dite përpiqem ta ruajë muzikën. Muzika popullore duhet të ruhet, ky është folklori ynë. Të rinjtë sot konkurrojnë të jenë virtuozë dhe harrojnë se muzika nuk është sport, ajo vjen nga zemra.”

Nganjëherë violinisti i interpreton vallet e tij vetëm me një tel, kurse po të ketë nevojë, madje vetëm me pjesën prej druri të harkut të tij. Gjatë të gjitha këtyre viteve të zhvillimit të tij muzikor Ivan Mihov i ka përvetësuar kaq mirë të gjitha mundësitë e instrumentit të tij, se në saje të tij ai arrin të imitojë kafshë më të ndryshme.Gjatë të gjitha këtyre viteve Ivan Mihov ka punuar me disa prej muzikantëve më të mirë në skenën folklorike bullgare – me prof. Petko Radev – klarinetë, me Petko Daçevin – fizarmonikë, me Ivan Haxhijskin – trumpet etj.

Ndër nxënësit e tij janë disa instrumentistë të njohur nga brezi më i ri – Georgi Janev, Ivan Bojçev, Rusen Kalev, Ivan Jozov...

Që nga viti 1980 Ivan Mihov ka një punishte të tij, ku krijon violina të ndryshme.

Në albumin e tij të fundit violinisti bashkëpunon me muzikantët e orkestrës “Trakët e Rinj”. Me ndihmën e tyre ai arriti të krijojë disa prej kompozimeve të tij të fundit. Ky projekt i suksesshëm tregon qartë se trashëgimia dhe respekti midis brezave të muzikantëve folklorikë bullgarë janë të gjalla.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Valle tek burimi" në Vëlingrad – kur tradita buron nga zemra e Rodopëve

Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..

botuar më 25-07-12 9.05.PD

Simbolet mbretërore nga Mbretëria e Dytë Bullgare zbukurojnë qeramikën sgrafito të mjeshtërve të rinj

Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..

botuar më 25-07-05 9.45.PD

Ansambli “Orfeu” nga Kërxhali përfaqëson Bullgarinë në një festival folklorik në Kosovë

Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..

botuar më 25-07-03 3.15.MD