Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat dhe refugjatët – mungesë të objektivitetit, mungesë të informacionit

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

Vala e refugjatëve është tema më e diskutuar kohët e fundit. Dhe ndoshta duket e papritur, por zgjedhja tashmë nuk është midis kësaj – a të jemi tolerantë apo jo, por është midis kësaj – a të jemi tolerantë apo të injorojmë, të mos vëmë re problemet e njerëzve që kërkojnë strehim. Fakti se problemi mungon në faqet e të përditshmeve nuk do të thotë se ai nuk ekziston. “Arti është një mësim i mrekullueshëm i sinqeritetit”, thonë i madhi Roden. Kurse mediat duhet të japin mësime të mrekullueshme të objektivitetit dhe të sinqeritetit.

Ku është gabimi?

Grupet mediatike kanë nevojë për përkrahje dhe kërkojnë mbështetjen e rretheve të përcaktuara politike. Orientimi i mediave në të drejtën apo në të majtën, nga njëra anë është vendim i lirë politikës së redaktorëve apo të pronarëve në kuadrin e kuptimit të tyre për pasqyrimin e realitetit. Por nga ana tjetër pikërisht kjo i bën mediat jo objektive në rolin e tyre kryesor që të informojnë dhe të pasqyrojnë realitetin social në mënyrë të paanshme.

Liria e shprehjes, liria e informacionit japin, por edhe marrin lirinë personale për akses tek e vërteta, me anë të mundësisë për manipulim. Konsumatorët e mediave nuk mund të përballojnë fluksin e madh të informacionit, shfaqet një paradoks – të mirëbesimit të plot ndaj mediave dhe në të njëjtën kohë të skepticizmit për sa u përket secilit lajmi të përkrahur me fakte.

Reprezentimi metaforik i refugjatëve shpesh përdor metafora të lidhura me “ndotje”, “infeksion”, “insekte të dëmshme”. Lidhje të tilla mendore formojnë koncepcione për invazion biologjik apo ndotje dhe formojnë diskursin për refugjatët dhe ata që kërkojnë strehim. Në të refugjatët dhe personat, të cilët kërkojnë strehim ndërkombëtar nga persekutimi ose brutaliteti në shtetin e tyre të lindjes, në mediat figurojnë si një problem. Reprezentimi mediatik i refugjatëve është lidhur me metaforën për kombësinë si një trup. Trupi me lehtësi merr dhe transmeton informacion. Duke analizuar nga pikëpamja e ideologjisë kjo metaforë për kombësinë si një trup legjitimon ndarjen e padrejtë të pushtetit në kuadrin e shoqërisë. Kur kombësia mendohet si një trup fizik refugjatët prezantohen si një sëmundje ngjitëse apo si një pengesë fizike. Përsëritja e këtij modeli vizual krijon kushte për komunikimin e mesazheve që janë shumë bindëse.

Flasim për diskriminim “negativ” dhe “pozitiv”, por analizat tregojnë se jemi dëshmitarë të një lloji të ri të diskriminimit që është neutral – proces, në të cilin sjellja e mediave nuk shkakton ndryshim të paragjykimeve. Mungesa e gjuhës jo tolerante, mungesa e informacionit në përgjithësi nuk do të thotë se jemi më tolerantë. Akoma nuk ka ndryshim në qëndrimin ndaj refugjatëve dhe nuk ekziston mjedis më tolerant për diskutime mbi këtë temë. Domethënë lidhja e problematikës së refugjatëve me kriminalitetin krijon “pohime të fshehta negative, ndërton sinonimikë kontekstuale”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD