Një film i fortë, prekës, human. Film, i cili shtron shumë pyetje për realitetin tonë postsocialist, për qytetet provinciale bullgare që shpopullohen, për mungesën e punës që ka detyruar prindërit të punojnë jashtë shtetit për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre. Film për rritjen e vështirë, për solidaritetin dhe dashurinë. Me duartrokitje të stuhishme publiku në sallën e madhe nr.1 në Pallatin Kombëtar të Kulturës mbrëmë, 12 nëntor, përcolli filmin “Fatzinjtë” me të cilin u hap Festivali “Kinomania”. Do të rikujtojmë, se në fillim të verës filmi bardhë e zi i regjisorit Ivajllo Hristov fitoi Çmimin e madh në Festivalin prestigjioz të filmave në Moskë. Para pak kohe fitoi dhe çmimin e madh “Trëndafili i artë” në forumin me të njëjtin emër për filma artistikë bullgarë. Në të filmi mori çmimin e publikut, kritikës, komunitetit të gazetarëve. Ndërsa aktorja e re Elena Tellbis mori çmimin për rolin më të mirë të femrës.
Në afishen e Festivalit “Kinomania” janë përfshirë akoma disa filma bullgarë: “Unë jam ti”, “Deri sa Aja flinte”, “Gruaja e jetës sime”. 100 vjetorit të kinematografisë bullgare u janë kushtuar dy dokumentarë. Njeri është për aktoren e talentuar Katja Paskalleva, e cila në vitin 2015 do të mbushte 70 vjeç. Tjetri prezanton kinokomeditë bullgare. Publiku i fëmijëve do të ketë mundësi të shohë filmin vizatimor mbi përrallën e Valleri Petrovit “Puk” me regjisor Anri Kullev. Një pjesëmarrje solide bullgare ka në filmin dokumentar “Jeta është një vallëzim pa fund” të regjisorit Andre Shandel. Personazhe në film janë trioja vokale e femrave “Sentimentel swingers” dhe trombisti Mihaill Josifov.
Festivali do të shfaq filma me të cilat do të nderojë krijues të shënuar të Artit të Shtatë si Ingrid Bergamn. Mario Monicheli, Orsen Uels, Frank Sinatara, që kanë lindur para 100 vjetësh.
Në rubrikën “Festivali i festivaleve” janë mbledhur 18 tituj të dalluar të kinemasë botërore. Nëntë janë filmat e përfshirë në Festivalin tradicional të filmit francez. Ata janë me nominime dhe çmime.
Me interes të veçante pritet shfaqja e spektaklit “Hamlet”, ku shkëlqen me talentin e vetë Benedict Cumberatch. Filmi shfaqet në sallonet e kinemave në gjithë botën. Spektatorët bullgarë do të mund të shohin dhe turneun botëror të “Roger Waters” – Muri”.
Në programin e Festivalit ka gjithashtu dhe filma të përzgjedhur të fëmijëve, filma italianë dhe muzikorë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme..