Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk arriti të përfitojë nga efektet pozitive në ekonomi

Foto: bnt.bg

Gjatë vitit 2015 ekonomia bullgare do të evidentojë rritje nga 1.5 deri në 2.6 për qind. Këtë e deklaroi analizuesi financiar nga gazeta “Kapitall” Nikollaj Stojanov në forumin ekonomi Next Wear’s Business Plan, që u zhvillua më 17 nëntor në Sofje. Në sfondin e rezultateve të larta tashmë të evidentuara të tremujorit të tretë, ato parashikime ekonomike mund të janë pak konservatore dhe rritja të jetë mbi të parashikuarën, theksoi zoti Stojanov. Nga ana tjetër, planet biznes i kompanive vendore mund të dalin tepër ekspansive dhe optimiste, në se pushtetarët do të bëjnë ndonjë kthesë të paparashikuar, e cila mund të ngatërrojë çdo plan për zhvillimin e biznesit theksoi ai dhe shtoi:

“Viti 2015 është një vit i dallueshëm nga pikëpamja ekonomike, sepse disa faktorë ndikuan pozitivisht mbi ekonominë dhe stimuluan rritjen. Nga njëra anë, ato ishin çmimet e ulëta të lëndëve djegëse dhe të lëndëve të para, gjë që i dha shtytje ekonomisë vendëse, e cila është në varësi të madhe të importit të lëndëve djegëse. Nga ana tjetër, hapat e Bankës Qendrore Evropiane për lehtësimin e politikës monetare çuan në uljen e kamatave dhe në këtë mënyrë biznesi dhe qeveria kishin mundësi të financohen me një kapital më të lirë. Euroja e dobët ishte faktori tjetër kryesor, i cili në shkallë të madhe ndihmoi eksportin bullgar. Megjithëqë në tregun e kreditimit nuk kishte aktivitet të madh, kishte një ristrukturim dhe rikontraktim të kredive mbi kamata më të ulëta. Kështu disa biznese arritën të marrin një gllënjkë ajër.”

Për rritjen ekonomike ndihmoi edhe dalja e disa ekonomive nga sektori informal. Mirëpo, sipas analizuesit Nikollaj Stojanov vendi nuk mund të pretë, që kjo të vazhdojë me po ato ritme çdo vit dhe administrata të përmirësojë me çdo vit punën dhe efikasitetin. Shumica e faktorëve, që ndikojnë pozitivisht mbi zhvillimin e ekonomisë janë të jashtëm dhe nuk u detyrohen masave konkrete të autoriteteve bullgare ose përparësive konkurruese të krijuara në vet kompanitë. Sipas specialistit, disa prej këtyre faktorëve do të mbeten në fuqi edhe gjatë vitit 2016, por jo me ritmin e deritanishëm. Ja përse pritet, që të dobësohet ky gërshetim i faktorëve pozitiv për ekonominë bullgare. Në të njëjtën kohë në horizont shihen edhe disa probleme, si ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe rrënja ekonomie në tregjet në zhvillim. Nga ana tjetër, sivjet nuk u realizuan shpresat e analizuesve, se Rezerva Federale Amerikane do të rritë interesat, të cilët tani në praktik janë zero. Mirëpo, kjo patjetër do të ndodhë dhe do të bëjë investimet në aktivet amerikane më tërheqëse. Në se Rezerva Federale Amerikane do të rritë kamatat atëherë valuta amerikane do të shtrenjtohet suplementarisht, gjë që do të shtrenjtojë importin bullgar të mallrave, shërbimeve dhe lëndëve të para të tregtuara me dollarë. Si rreziku i tret i madh mund të tregohen problemet e pazgjidhura me borxhet në zonën evropiane, theksoi analizuesi Nikollaj Stojanov dhe shtoi:

“Viti 2015 krijoi mundësi, që Bullgaria të përshtatet me shumë prej rreziqeve, por ajo nuk arriti të përfitojë prej tyre. Realizimi i buxhetit për vitin 2015 është më i miri se sa kurdoherë tjetër, por qeveria nuk ka për qëllim konsolidimin e buxhetit. Kështu në fund të vitit buxheti do t’i përngjajë atij të vitit të kaluar. Gjatë këtij viti kabineti nuk u përfitua nga të gjitha efektet e mira as për reduktimin e borxhit publik, as për realizimin e reformave. Kjo u duk edhe kohët e fundit, kur qeveria hoqi dorë nga qëndrimi për kufizimin e privilegjeve të ministrive të brendshme dhe të mbrojtjes.”

Sipas analizuesit Nikollaj Stojanov, disa faktorë do të kufizojnë mundësitë për rritje më të madhe gjatë vitit 2016. Në fillim të periudhës së re programore përvetësimi i fondeve evropiane do të realizohet ngadalë. Krahas kësaj rimëkëmbja e tregut të punës akoma është një proces i njomë dhe ky faktor vështirë mund të kthehet në një motor të ekonomisë vendore. Kreditimi gjithashtu nuk do të ndikojë pozitivisht mbi ekonominë, për shkak të testeve stres dhe kontrollimeve të cilësisë së aktiveve në bankat, të cilët do të marrin shumë nga kapaciteti dhe resurset e institucioneve financiare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD