Edicioni i dymbëdhjetë i “Krishtlindjeve Bullgare” (2014-2015) u ishte kushtuar fëmijëve me sëmundje kongjenitale. Ai mblodhi 1 964 800 leva (1 005 013 euro). Mjetet ishin përdorur për shërimin e 500 fëmijëve bullgarë me sëmundje të rënda kronike dhe ishte blerë pajisje e teknologjisë së lartë për diagnostikim preciz dhe për mjekim bashkëkohor për 10 spitale në shtet. Për 12 vitet e kaluara pothuaj 3000 fëmijë të sëmurë morën ndihme dhe u mjekuan në saj të dhuruesve të “Krishtlindjeve Bullgare”.
Çdo vit në Bullgari linden rreth 3 500 fëmijë me sëmundje të ndryshme kongjenitale dhe ata kanë nevojë për mjekim apo për operacione. Docente Anna Këneva, udhëheqësja e Klinikës së Pediatrisë dhe Kardiologjisë së Fëmijëve pranë Spitalit Kardiologjik Kombëtar na tregoi më shumë për këtë problem:
“Çdo vit tek ne vijnë midis 850 dhe 950 fëmijë me sëmundje të zemrës. Keqformimet kongjenitale të zemrës janë shumë dhe të ndryshme. Në këto raste me rëndësi të madhe është diagnostikimi i herët dhe i saktë. Kemi nevojë për aparaturë precize për diagnostikim dhe për kontrollimin e funksioneve jetësore pas operacionit kirurgjik. “Krishtlindjet Bullgare na ndihmoi dhe tashmë disponojmë me një nga aparatet me ultratingull më bashkëkohore për diagnostikim të saktë. Për repartin për mjekim postoperativ ishte siguruar një sistem monitorësh, me të cilin ndjekim funksionet jetësore të fëmijëve. Morëm gjithashtu një aparat për frymëmarrje të klasës së lartë.”
Ndihma nga “Krishtlindjet Bullgare” është shumë efektive, mendon docentja Anna Këneva, e cila drejtoi urimet e saj për fushatën e ardhshme: “Dëshiroj t’u bëj thirrje njerëzve që të përkrahin fëmijët, të cilët kanë nevojë për këtë. Për shtetin është shumë e vështirë që të blejë të gjitha pajisjet e domosdoshme në rapartet e spitaleve. Ne kemi nevojë për këto aparate për të mjekuar efektivisht dhe në mënyrë bashkëkohore pacientët e vogël. Mendoj se një dhuratë prej 1 lev (50 eurocentë) nuk do të vështirësojë askush. U bëj thirrje njerëzve që të dhurojnë. Mjetet e tyre do të përdoren pikërisht atje ku ka nevojë për to.”
Më 1 dhjetor fillon edicioni i 13-të i nismës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” 2015/2016. Sivjet motoja është “Ndihmojini fëmijët në reanimacion”. Mikpritësi i ngjarjes ishte profesori doktor Stojan Millanov – drejtor i spitalit për mjekësi urgjente “N.I. Pirogov”. Edicioni i ri i fushatës bamirëse është nën patronazhin e presidentit Rosen Plevneliev dhe do të përqendrojë përpjekjet e tij në përkrahje të fëmijëve në gjendje kritike shëndetësore që kanë nevojë për reanimacion dhe për shërim intensiv. Ja se çfarë tha presidenti Plevneliev:
“Krishtlindjet bullgare” nuk është vetëm një nismë e kreut të shtetit. Kjo është një kauzë që bashkon të gjithët në emër të fëmijëve dhe të shëndetit të tyre. Një kauzë, e cila u jep mundësi njerëzve që të tregojnë përkrahjen e tyre për fëmijët e sëmurë dhe për familjet e tyre. Kur shikojmë rezultatet e mira të kësaj përkrahjeje, atëherë gjithnjë e më shumë njerëz bashkohen rreth kësaj kauze. “Krishtlindjet Bullgare” dhuron pajisje të teknologjisë së lartë për spitalet në tërë shtetin dhe e gjithë kjo – në sajë të këtyre që tregojnë solidaritet, humanizëm dhe simpati.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..