Bullgaria është ndër shtetet, të cilat u përfshinë në fushatën botërore “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor. Data 25 nëntor ishte shpallur për ditën e eliminimit të dhunës ndaj grave. Në kuadrin e fushatës në Sofje u organizua një konferencë ndërkombëtare me temë “Institucionet, mediet dhe shoqëria – së bashku kundër dhunës ndaj grave”. Organizues ishte Asociacioni i Grave Avokate, nën patronazhin e ombudspersonit të Bullgarisë zonja Maja Manollova. Çfarë ishin qëllimet kryesore të këtij forumi të madh, na tregoi Ellka Porominska, kryetarja e Asociacionit të Grave Avokate në Bullgari:
“Kuptimi i forumit është formuluar në deklaratën e miratuar nga pjesëmarrësit, institucionet dhe mediet – midis tyre edhe Radioja Kombëtare Bullgare – të nënshkruhet dhe të ratifikohet Konventa e Stambollit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe nga dhuna kundër grave. Konventa është hartuar në vitin 2011 dhe është pranuar në vitin 2012. Në vitin 2014 ajo është nënshkruar nga 10 shtete dhe që atëherë është në fuqi. Dokumenti jep një kornizë ligjore për mbrojtje nga të gjitha llojet e violencës. Në këtë kontekst në konferencën tonë diskutuam çështjen për mbrojtjen e grave në raste të dhunës.”
Sipas avokates Porominska momenti është kyç për nënshkrimin e deklaratës sepse më vonë mund të jetë vonë. Kriteret do të rriten dhe për shtetin tonë do të jetë më e vështirë që të plotësojë kriteret për nënshkrim, ratifikim dhe zbatim të Konventës. Aktualisht në Bullgari është në fuqi një ligj kryesor për mbrojtje në rast të dhunës në shtëpi, po pritet pranimi i një ligji tjetër nga ana e Kuvendit Popullor. Ai do të jetë për aftësitë e barabarta, por po vonon. Mungon koordinim midis institucioneve, medieve dhe shoqërisë. Për rëndësinë e konferencës flet fakti se në të ishin të pranishme dy zëvendëskryetare të federatës botërore të grave, të cilat ushtrojnë profesionin juridik – Naomi Landau nga Izraeli dhe Ajshen Jonen nga Turqia, të cilat e përkrahin plotësisht kauzën. Një përshtypje të veçantë bëri fjalimi i Shkëlqesisë së Tij Sjulejman Gjokçe, ambasador i Republikës së Turqisë në Bullgari.
Turqia është shteti i parë, i cili nënshkroi Konventën e Stambollit, kurse zoti Gjokçe ka marrë pjesë në hartimin dhe nënshkrimin e saj. Përvojën e tyre të madhe në këtë fushë e prezantuan avokate nga Milanoja e Italisë. Barazia gjinore është ajo që mund të ndihmojë kapërcimin e formave të ndryshme të dhunës. Sipas statistikës çdo grua e tretë në botë është viktimë e dhunës, në Bullgari – çdo e katërt...
Pyetëm bashkëbiseduesen tonë çfarë e motivoi për përfshirje në këtë kauzë:
“Këtë se në shtetet e tjera evropiane ky është një problem, për të cilin flitet dhe mbi të cilin punohet. Si avokate dhe juriste me përvojë 30 vjeçare mendoj se kjo është një kauzë që meriton përpjekje më të mëdha. Nuk është normale që brenda mureve të shtëpive të fshihen mijëra jetë të thyera dhe që shoqëria të mos e pranojë këtë për një problem me rëndësi” – mendon avokatja Ellka Porominska.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..