Pylli bullgar është një pasuri e madhe natyrore, që dhe sot është shkak për një krenari kombëtare. Përpjekjet e drejtuara drejt ruajtjes dhe përdorimit të tij të qëndrueshëm kanë filluar përpara viteve të gjatë dhe vazhdojnë çdo ditë. Por cilat janë kërcënimet e sotme për pyllin bullgar? Biseduam me inxhinierin Aleksandër Dunçev, ekspert mbi pyjet në Fondin për Ruajtjen e Natyrës së Egër – WWF. Ai merret me krijimin e mundësive për ruajtjen e pyjeve shekullore dhe përmirësimin e bazës normative me qëllim drejtimin më të mirë të pyjeve në Bullgari.
“Pylli nuk është vetëm burim i lëndës për industrinë dhe pyjet nuk kanë vetëm një rëndësi ekonomike. Në të njëjtën kohë interesi ekonomik ndaj pyjeve bullgare shtohet. Prodhimi i lëndës drusore po shtohet me rreth gjysmë milion metra kubike për vit – tha inxhinieri Dunçev. – Kjo është për llogari të funksioneve të tjera të rëndësishme të pyllit – sociale dhe mbrojtëse të natyrës. Funksioni social i pyllit është jo vetëm mundësia e njerëzve të mbledhin dru për zjarr, por dhe mundësi për zhvillimin e turizmit. Shumë shpejt sinjalet për një prerje të paligjshme në Bullgari vijnë pikërisht nga lëvizjet turistike ose nga qytetarët të cilët sinjalizojnë për një prerje masive në pyjet, të përdorur kryesisht për qëllime turistike. Kur një pyll kthehet në një vend për prerjen e druve, ai humbet përkohësisht potencialin e vet turistik.”
Bullgarët mendojnë se, pyjet në vend priten në përpjesëtime të mëdha dhe gjatë vitit 2015 dhe kjo krijoi kushte që shoqëria të kërkojë imponimin e një moratoriumi të përkohshëm mbi lëndëve drusore. Bullgaria eksporton një lëndë të gjallë të papërpunuar drusore, përfshi dhe dru për zjarr për vendet fqinje dhe kjo praktikë kundërshtuese solli deri në imponimin e ndalimit. Moratoriumi ishte ndërprerë me ndryshime ligjore, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve për një kontroll më të mirë mbi prodhimin e drurit. Masat normative të miratuara gjatë verës së vitit 2015 normative kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe të mundësisë për një kontroll direkt civil përmes krijimit të sistemit informativ publik. U kufizua intensiteti i prerjes dhe u ndërmorën masa të thjeshta për kufizimin e fitimit të paligjshëm drusor si një ndalim për prerje dhe transport të lëndës drusore gjatë natës dhe kërkesa për pajisjen e kamionëve me GPS sisteme.
Inxhinieri Dunçev shton se, pavarësisht nga masat më të rrepta, ka raste të mbulimit të shkeljeve nga ana e organeve të kontrollit, të nënshtruar të një kontrolli të fortë politik dhe të korrupsionit. Prandaj mbrojtësit e natyrës duan dhe një rritje të përgjegjësisë, të cilën e mbajnë pronarët e firmave, të cilat zhvillojnë prodhimin e drurit.
Gjatë viteve të fundit gjithnjë e më i dukshëm bëhet për qytetarët bullgarë dhe fakti se, prerja e paligjshme dhe cenimet kundër natyrës sjellin pas vetes dëme të rënda për të gjithë shoqërinë, të cilat janë të lidhura me përmbytje dhe rënie të tokës deri tek thatësira dhe ndotje të ujit të pijshëm. Pyjet vuajnë dhe prej shkeljeve ekologjike. Gjatë vitit 2015 arritje serioze ka pasur si pasojë të rënies serioze të dëborës, të blloqeve prej dëbore dhe zjarret, të cilët po kështu keqësojnë funksionet e kësaj pasurie bullgare.
Studimet sociologjike tregojnë se, mbrojtja e pyjeve është tema më e rëndësishme ekologjike për shoqërinë bullgare. Dialogu midis organizatave mbrojtëse të natyrës dhe institucioneve shtetërore po shtohet dhe kjo çon deri në mundësinë për kontrollime të përbashkëta të pyjeve, me të cilën synohet t’i kundërshtohet manipulimit të rezultateve. Ekzistojnë dhe jo pak projekte të përbashkëta, si ato të ruajtjes së pyjeve buzë lumenjve dhe pyjeve shekullore. WWF kanë hedhur në hartë 25 000 hektarë nga pyjet e fundit shekullore në Bullgari jashtë territoreve të mbrojtura bashkë me nëpunësit e pyllit.
Me ndihmën e shtetit është krijuar një platformë publike. Aty secili mund të lokalizojë një pyll, kurse pas kësaj në faqen e Agjencisë së Pyjeve të saktësojë nëse ekziston një leje për prerje. Gjatë vitit 2015 u krijua dhe mundësi të sinjalizohet për shkelje në pyjet në numrin e urgjencës 112. Me përmirësimin e bazës normative qytetarët do të mund të marrin pjesë dhe në punimin e planeve të rretheve për menaxhimin e pyjeve.
Secili mund të kontribuojë për ruajtjen e pyllit bullgar. Një informim më të mirë sa u përket problemeve të tij dhe të dëshirës për një transparencë më të madhe në menaxhimin dhe përdorimin e tij janë një hap në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..