Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evgenij Dajnov: “Pikëpamja ime është si e një grimce në revolucionin”

БНР Новини
Foto: BGNES

Politologu i njohur dhe adhurues i pasionuar i muzikës rok, prof. Evgenij Dajnov prezantoi në Klubin letrar të Pallatit Kombëtar të Kulturës “Penda” përmbledhjen  e tij me tregime “Fillimi i tranzicionit. Shënime për revolucionin (1989-1996)”. Kjo është pjesa e dytë e trilogjisë , kushtuar historisë sonë më të re. Për të profesori tregon në vetën e parë, njëjës:

“E kam shkruar librin si pjesëmarrës i ngjarjeve nëpër rrugët. Ajo është histori e dëshmitarit – çfarë më ka ndodhur mua, ku kam marrë pjesë: në vënien në zjarr të Pallatit të Partisë komuniste dhe shumë gjëra të tjera... Kam shkruar atë që kam parë pa bërë konkluzione. Konkluzionet le ti bëjnë lexuesit.”

Sipas Evgenij Dajnovit libri është optimist. Në fund të fundit proceset në Bullgari ndodhen, me gjithë se ngadalë dhe jo në vijë konsekuente. Kryesoja është, se ato ndodhen shpesh herë në mënyrë zbavitëse. “Ky libër është për zbavitje, jo për mendime të rënda politike” – shënon autori.

“Revolucionet prej kohe nuk janë ato që ishin – të sulmojmë Bastillen, ta djegim dhe pas kësaj të vijë ndonjë diktator si Napoloni. Revolucionet në fund të shekullit të XX dhe në fillim të shekullit të XXI janë paqësore, jo gjithmonë përfundojnë me sukses, por në vitin 1989 Evropa Lindore u çlirua përmes tyre. Tjetër është çështja, se shumë popuj nga Evropa Lindore e bënë punën e tyre nëpërmjet këtyre revolucioneve në periudhën 1989-90. Por ne, si bullgarë, jemi gjysmakë dhe jo konsekuentë, nga pak edhe frikacakë, kështu që periodikisht ne jemi detyruar të kalojmë përmes episodeve revolucionare. Një episod të tillë revolucionar kishim në vitin 2013 – protestat kundër kabinetit Oresharski. Tani hyjmë në vitin 2016, në të cilin gjithashtu do të ketë varg episodesh të tilla, sepse punët në Bullgari nuk janë përfunduar.”

Duke folur për revolucionet Evgenij Dajnov nënvizoi, se nuk bëhet fjalë për një histori të përfunduar. Revolucioni do të vazhdojë dhe pas nesh. Sepse gjenerata e re – gjenerata e tranzicionit, tashmë ka forca vitale. Libri ka edhe një mesazh tjetër: nuk është e detyrueshme që gjerat serioze të jenë të bezdisshme dhe të pakuptueshme. Ato mund të jetë shumëngjyrëshe dhe të buzëqeshura. Revolucioni është një shfaqje, një aventurë në fund të fundit. Ai është shpërthim i lirisë dhe i dinjitetit, dhe në qoftë se nuk është i zhurmshëm dhe i gëzueshëm, diçka ndoshta nuk është në rregullt, theksoi politologu.

“Pikëpamja ime është e një grimce në revolucionin – thotë Evgenij Dajnovi. Ky është tregim nga poshtë lart. Poshtë – është më interesante. Kur do të ngresh kokën lart – do të shohësh qiellin blu.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një moment nga negociatat mes katër formacioneve politike

Çfarë përfshin marrëveshja e koalicionit për qeverinë e ardhshme?

GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..

botuar më 25-01-15 5.35.MD
Sebastian Burduja

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..

botuar më 25-01-11 8.40.PD
Zoran Milanoviç

Ngjarjet me adresë ballkanike

0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..

botuar më 25-01-04 9.10.PD