Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veljo Goranov: “Skena më do mua dhe unë e dua skenën”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

70 vjet, prej tyre 45 në skenë. Ata dy përvjetorë i shënoi artisti i madh bullgar në pantomimë Veljo Goranov. Kjo u bë me mono spektaklin “Incizimi i fundit i Krapit” në teatrin e kryeqytetit “Sëllza i smjah” (“Lot dhe gaz”). Autori i pjesës është Samjuëll Beket – njeri prej krijuesve të teatrit të absurdit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë artisti me famë botërore në pantomimë Veljo Goranov rrëfen:

“Ky është një hero i zhytur në vetminë. Pranë tij nuk ka asnjeri – as mi, as të afërm. Ai ka vetëm kujtimet e incizuara. Ideja e regjisorit Boris Radev ishte të tregojë se çdo njeri lë diçka pas vetes. Disa lënë fëmijë, të tjerë para, të tretë – apartamente e kështu me radhë. Krap dëshiron të lërë kujtimet e tij për atë që ka përjetuar gjatë viteve. Mirëpo, fillon një epokë e re, ajo e teknologjive digjitale. Kështu ai kupton, se gjithçka që është incizuar në teknologji analoge duhet të transferojë në të digjitale, në se dëshiron të mbetet pas tij. Duke synuar të bëjë këtë, papritmas heroi zbulon, se në fakt tërë jeta e tij ishte boshe. Ai nuk ka kujtime; në atë, që ka përjetuar nuk ka asnjë kuptim.”

Megjithëkëtë në pjesë ka një fije optimizëm. Ai përmbahet në kërkimin e lumturisë, në kërkimin e atyre çasteve, të cilët i mbushin jetën me përmbajtje.

Një nga shfaqjet, në të cilat Veljo Goranovi luan në teatrin “Lot dhe gaz” është “Inkuizitori i madh” i Dostoevskit. Për tekstin artisti tregon: “Përmbajtja e tekstit është tepër ndikuese. Në nja njëzet faqe Dostoevski ka thënë aq shumë. Në se do të lexohen me kujdes të gjitha fjalët e tij njeriu do të zbulojë, se për nga kuptimi ky tekst mund të barazohet me Biblën. Mund të them, se në repeticionet para çdo shfaqjeje nuk kursej forcë. Krahas kësaj para çdo spektakli nevojitem të paktën dy – tre orë, që të përqendrohem në personazhin, të cilin duhet të rikrijoj në skenë.”

Në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit XX Veljo Goranovi krijoi grupet e para të pantomimës – Studio “Pantomima” dhe Teatri “Lëvizja”. Në Festivalin e Pantomimës dhe Mim-dramës në Londër në vitin 1980 ai u shpall mima numër 1 në botë. Tani është menaxheri i programit  të teatrit “Lot dhe gaz”. Megjithë këtë vazhdon të luajë dhe të vërë spektakle. Në lidhe me jubileun u dekorua me fletën nderi të çmimeve teatrore “Askeer”.

Mirëpo, pse Veljo Goranovi nisi të merret me pantomimë? Vet ai e shpjegon këtë vendim me lirinë, të cilën në të kaluarën i ka dhënë atij kjo gjini teatrore. “Para saj nuk ka barrierë gjuhësore dhe kështu para meje u hapën mundësi të vizitoj vende të ndryshme. Megjithëqë Bullgaria ishte një shtet i mbyllur, në sajë të pantomimës udhëtova pothuajse në mbarë botën. Krahas kësaj si krijues kisha mundësi të prezantoj para publikut atë, të cilën mendova se do të jetë mirë që njerëzit të dinë.”

Çfarë i sjell artistit Veljo Goranov gëzim më të madh në jetë?

“Dashuria e miqve dhe kolegëve më sjell gëzimin më të madh në jetë. Kam familje, të cilën e dua. Krahas kësaj kam edhe skenën, të cilën jo vetëm që unë e dua, por edhe ajo më do. Dhe tashmë 45 vjet jetoj me këtë dashuri.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD