Legjenda bullgare e futbollit nga e kaluara e afërt Trifon Ivanov u nda nga jeta në mënyre të papritur më 13 janar. Ai vdiq në moshë 50 vjeç nga infarkti masiv. Vdekja e tij tronditi jo vetëm Bullgarinë, por dhe shoqërinë botërore futbollistike. Jehonë për vdekjen e tij kishte në mbarë botën, vëmendje më të madh i caktuan mediat në Austri dhe Spanjë, të cilat e përkufizuan Trifonin si legjendë të klubeve vendase “Rapid” dhe “Betis”.
Cili ishte Trifon Ivanov? Sipas shumicës së ekspertëve dhe kolegëve të tij Trifon Ivanovi radhitej ndër mbrojtësit më të madh bullgarë dhe evropianë për të gjitha kohët. Ai ka lindur më 27 korrik të vitit 1965 në fshatin Gorna Lipnica të qarkut Veliko Tërnovo. Trifoni bëri hapat e tij të parë në futbollin e madh në “Etër” në moshë 18 vjeç. Pas disa stinëve të suksesshme në klubin vendas ai u vesh me bluzën e skuadrës me më shumë titujt në vend – “CSKA, Sofje”. Në këtë skuadër Trifoni u bë njeri prej futbollistëve më të mirë, në radhët e së cilës duken emrat e Hristo Stoiçkovit, Emill Kostadinovit dhe Lybosllav Penevit dhe arriti në gjysmëfinalet për Kupën e Kupave Kombëtare në 1989. Pas rrëzimit të regjimit komunist ai ishte ndër ata futbollistë bullgarë karriera e të cilëve vazhdoi në klubet evropianoperëndimore. Iu bashkua ekipit spanjoll “Real Betis” (Sevilja), ku shumë shpejtë u imponua si figurë kryesore dhe pas kësaj mori dhe shiritin e kapitenit. Karriera e madhe sportive e Tirfonit përfshin gjithashtu ekipet austriake “Rapid” Vjenë, “Austri” Vjenë, “Favopritner atletik” dhe “Ksamaks” (Zvicër). Ivanovi ishte tri herë kampion i Bullgarisë me “CSKA” dhe një herë me ekipin “Etër”. Në vitin 1996 u bë kampion i Austrisë me klubin futbollistik “Rapid” dhe mori pjesë për Kupën e Kupave Kombëtare kundër ekipit francez Paris Saint-Germain. Në fund të po këtij viti ishte zgjedhur Futbollist numër 1 i Bullgarisë. Përveç kësaj ishte mbajtës i Kupës dhe Super kupës të Bullgarisë me “CSKA”. Karriera futbollistike e Trifonit do të ishte edhe më e suksesshme, por në vitin 1993 presidenti i atëhershëm i “Betisit” spanjoll nuk lejoi transferimin e tij në grandin “Barcelonë”. Legjenda holandeze dhe trajner i atëhershëm i “Barsës” Johan Krojf e kërkonte Ivanovin me dëshirën ta shëndëronte në shtyllë të mbrojtjes në skuadër, por nuk u arrit në këtë transferim.
Mbrojtësi i hekurt, siç e quanin shumë njerëz Trofonin, ishte pjesë e brezit të artë të futbollit bullgar të viteve 90 të shekullit të kaluar. Gjatë verës së paharrueshme amerikane në vitin 1994, kur Bullgaria arriti majën e vet në tërë historinë futbollistike dhe fitoi medaljet e bronzta nga forumi botëror, Trifon Ivanovi ishte titullar i pazëvendësueshëm dhe pengesë kryesore të sulmuesve të mëdhenj si Gabriel Batistuta, Argjentinë, Jurgen Kinsman dhe Rudi Foler, Gjermani. Goli më i shënuar i Ivanovit me ekipin e kombëtares ishte në ndeshjen kundër “Wales” në Kardif në kohën e Kualifikimeve Evropiane në 1994, kur goli i Trifonit nga 30 metra i solli fitore Bullgarisë. Por goli më i rëndësishëm i Ivanovit erdhi disa vite më vonë – më 10 shtator të 1997, në klasifikimin botëror kundër Rusisë në stadiumin Vasill Levski, kur Trifon Ivanovi e klasifikoi vendin për finalet botërore në Francë në 1998, që në fakt ishte pjesëmarrja e fundit e Bullgarisë në kampionat botëror deri në ditët tona. Miqtë e Trifonit nga brezi i artë i futbollit bullgar e përkufizojnë si një njeri i përzemërt dhe me ndjenje të humorit. Pas përfundimit të karrierës së tij aktive sportive Trifon Ivanovi u bë kryetar i Këshillit të Bashkimit Bullgar të Futbollit në Veliko Tërnovo dhe punonte me vetëmohim për zhvillimin e futbollit në këtë regjion.
Ceremonia zyrtare e lamtumirës do të zhvillohet më 17 shkurt në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Veliko Tërnovo.
Prehu në paqe, Trifon!
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..