Para rreth 10 ditësh doli raporti i radhës i KE për gjendjen e drejtësisë dhe rendit të brendshëm në Bullgari. Ai ishte jashtëzakonisht kritik dhe në të pushtetet në Bullgari akuzohen drejtpërsëdrejti, se nuk bëjnë asgjë në këto fusha dhe se korrupsioni vazhdon të përhapet në vend. Para pak kohe Kryetari i KE Zhan-Klod Junker shpalli, se Bullgaria mund të bëhet i vetmi vend, mbi të cilin Brukseli do të ushtrojë mbikëqyrjen e posaçme për shkak të paaftësisë së saj t’i zgjidhë problemet dhe për shkak të mungesës së përparimit në drejtim të epërsisë së ligjit. Para rreth një muaji biznesi u zemërua dhe u ngrit kundër pushtetit, i bindur, se në vend nuk ka rend dhe siguri publike, rregulla të qarta dhe se organet e shtetit janë të pafuqishëm para kriminalitetit, korrupsionit dhe arbitrarizmit.
Në këtë sfond në horizont gjithnjë e më qartë po përvijohet rreziku serioz për Bullgarinë nga aktivizimi i ardhshëm i fluksit të refugjatëve gjatë pranverës dhe nga rreziku që kësaj here vendi ynë do të preket seriozisht.
Me dy fjalë, problemet para të cilave aktualisht ndodhet qeveria e Kryeministrit Borisov vijnë nga të gjitha anët, të mos flasim për tronditjet në koalicionin e tij qeverisës, për skandalin e madh me Greqinë, e cila në praktikë i mbylli kufijtë e Bullgarisë me bllokadat e fermerëve të pakënaqur, votën e mosbesimit në parlament. Dhe nga një herë në këtë sfond të errët, u bëmë dëshmitarë të fjalëve të dashurisë, të përqafimeve dhe sigurimeve për besnikëri dhe shërbim besnik... Fjala vjen për miqësimin publik dhe spektakolar midis biznesit të madh dhe Kryeministrit. Një skenë e tillë teatrale plotë optimizëm vështirë mund të shihet nën ndonjë prej teatrove të kryeqytetit, por ky spektakël u luajt në kabinetin e Kryeministrit midis tij dhe Kryetarit të Konfederatës të Punëdhënëseve dhe Industrialistëve në Bullgari Kirill Domusçiev. Vetëm para një muaji ky Domusçiev kishte kërkuar dorëheqjen e Zëv/kryeministres dhe Ministre të Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova. Tani më toni dhe mesazhet janë në polin tjetër: gjithçka është “OK dhe askush të mos tronditë kabinetin! Çfarë i detyrohet kjo kthese e ashpër dhe kjo mbështetje e papritur për qeverinë nga ana e biznesit të madh brenda më pak se një muaji? A lidhet me ndjenjën e vetëruajtjes dhe instinktin e mbijetesës? Problemet grumbullohen, rriten, bëhen edhe më dëmshme dhe kërcënojnë gjithnjë e më shumë stabilitetin politik dhe ekonomik në vend, stabilitetin, të cilin Kryeministri Bojko Borisov e vë si prioritet absolut, pavarësisht nga çmimi që duhet të paguhet për të. Biznesi ka frikë më të madhe nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e parashikueshmërisë në shtet. Për këtë arsye ai vendosi të zgjedh të keqen më të vogël – statukuon. Biznesi fiton nga statukuoja, Borisovi – gjithashtu. Sepse ai pikërisht në këtë moment ka nevojë për mbështetje. Sa më e madhe të jetë mbështetja, aq më mirë. Kjo është marrëveshje, prej së cilës fitojnë të dy palët.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..