Kompozitori i madh bullgar Mitko Shterev më 28 janar shënoi jubileun 70-vjeçar. Për këtë përvjetor e përgëzuan shumë miq, kolegë dhe të afërm. Mitko Shterevi është autor i disa prej këngëve më të dashura dhe të preferuara nga disa breza bullgarësh si “Shpirt”, “Severina”, “Blusë për të dy”, “Lutje për shi”, “Nesër”, “Vjeshtë” e shumë, shumë të tjerë. Është themeluesi dhe lider i grupit “Diana Ekspres”. Krahas kësaj ka kompozuar muzikën e më se 30 filmave bullgarë, ndër të cilët “Adaptim”, “Kombin”, “Dubluesi”,“La donna E mobile” e shumë të tjerë. Lidhja e Krijuesve të Filmave në Bullgari e caktoi “kompozitor të mijëvjeçarit”.
Mitko Shterevi është i bindur, se në se një kompozitor dëshiron të jetë profesionist muza e tij e vetme duhet të jetë muzika dhe vazhdon: “Që para vitesh zbulova, se një kompozitor kur mbush 55 – 60 vjet duhet të shikojë me optimizëm mbi krijimtarinë e të rinjve. Sepse të rinjtë e shikojnë botën nga një këndvështrim tjetër. Muzika pop është lidhur ngushtë me modën, politikën, ekonominë. Ajo mund të dëgjohet kudo. Ndoshta kjo është arsyeja për të cilën ajo ndryshohet vazhdimisht, pothuajse si moda. Në këtë sfond mund të them, se kam fat, sepse njerëzit i njohin këngët e mia. Gjatë tre viteve të fundit me grupin “Diana Eksperes” të cilin e themelova në vitin 1974 realizuam më se 20 koncerte në Bullgari, 5 në Kanada dhe 1 në Angli. Më bëri përshtypje, se kudo bullgarët dinë këngët e mia.”
Për punën e tij më të funditkompozitori i madh bullgar Mitko Shterev tregon: “Fundin e vitit 2015 e shënova me përfundimin e diskut “40 vjet “Diana Ekspres” – “Dhjetë hite të arta”. Ai do të dalë në tregun muzikor me një album tjetër me titull “Mozaik”. Ai përmban 10 vepra – 4 për orkestër dhe 6 këngë. Gjatë marsit ato dy albume do të jenë në tregun muzikor. Kështu dëshirojmë të shënojmë përvjetorin. E reja është cilësia e tingëllimit. Kemi në plan të prezantojmë ato dy albume si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit. Për koncertet do të ftojmë edhe miq muzikantë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..