Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas pazarllëkut të BE me Turqinë Sofja shtrëngon radhët

Foto: EPA/BGNES

Raundi i parë i pazarllëkut me Turqinë në Bruksel për  frenimin e krizës me migrantët u mbajt në fillim të javës. Rezultatet  u parashtruan nga autoritetet  në Sofje si relativisht optimiste. Menjëherë pas takimit Kryeministri Bojko Borisov njoftoi, se “bisedimet e BE me Turqinë janë të rënda, por japin shpresë” dhe ripohoi tezën e vet, se të gjithë kufijtë e jashtëm të BE duhet të mbyllen dhe kalimi të bëhet vetëm përmes pikave zyrtare të kalimit kufitar. “Mendoj, se në këtë moment mund të jemi të qetë, por njëkohësisht duhet të jemi vigjilentë”, shtoi Kryeministri dhe tha, se ka kërkuar nga Brukseli financim për forcimin e ruajtjes së kufirit tonë.

Me po këtë ton foli dhe Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov, duke shtuar, se ka marrëveshje me Turqinë dhe Greqinë për sistem të paralajmërimit të hershëm në rast rrezikut të presionit  të refugjatëve nëpër kufijtë tanë. Nga ana e saj Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova dha sigurime, se  “merren të gjitha masat dhe po forcohet gatishmëria në mënyrë organizative dhe me resurse kundër tentativave për hyrjen e organizuar ilegale të migrantëve”.

Si demonstrim i gatishmërisë për ruajtjen e kufijve, gjatë kësaj jave u zhvillua një stërvitje e Policisë Kufitare dhe ushtarakëve. Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev e cilësoi si të suksesshme  dhe deklaroi, se koordinimi i veprimeve të përbashkëta midis Forcave të Armatosura dhe MPB është në nivele të lartë dhe në qoftë se do të imponohet do të ndërtohet gardh edhe nëpër kufirin tonë me Greqinë. Të lëmë mënjanë pohimin se  koordinimi midis ushtarakëve dhe policëve është në nivel të lartë  pas një stërvitjeje vetëm disa orëshe, por të  flitet për gardh nëpër kufirin ne Greqinë, e cila është anëtare e BE dhe e hapësirës Shengen,  është disi jo serioze.

Këto deklarata dhe veprime tregojnë, se Sofja shtrëngon radhët, me gjithë sigurimet, se gjithçka e lidhur me migracionin është nën kontroll dhe se vendimi i marrë  në  Takimin  e nivelit të lartë për mbylljen e “itinerarit ballkanik” përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e më tutje, do të  zvarritë synimet e refugjatëve të lëvizen pa kontroll drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.  Me siguri ka indikacion, se pavarësisht nga mbyllja e “itinerarit ballkanik” ose pikërisht për këtë, flukset migratore mund të sulmojnë përsëri kufijtë bullgarë. Lideri i fraksionit liberal ALDE në Parlamentin Evropian Gi Verhovshtad – i cili e përkufizoi pazarllëkun me Ankaranë si “dorëzimi  i  çelësave për hyrje në Evropë trashëgimtarit të Perandorisë Osmane, sulltanit Erdogan” - shprehu  bindjen e vet, se me mbylljen  e “itinerarit ballkanik” po përgatitet terreni për “revival” të itinerareve drejt ishullit italian Lampeduza, Maltës, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ku do të drejtohen migrantët? Ku do t’i çojnë trafikantët? Me siguri do të kuptojmë pas raundit të dytë të pazarllëkut BE- Turqi, të caktuar për datat 17 dhe 18 mars. Në raundin e parë Ankaraja shtroi tre kushte: të dyfishohen paratë nga 3 në 6 mlrd euro, të cilat BE t’i japë asaj që të mbajë nën kontroll migrantët; shtetasit turq të udhëtojnë pa viza për në BE; të përshpejtohet procedura për aderimin e Turqisë në BE. Kërkesa në qoftë se nuk pranohen në këtë pamje, Brukseli do të bjerë në gjunjë.

Ankaraja pohon, se në kampet në territorin e saj ka mbi dy milionë migrantë nga Siria. Askush nuk mund të kontrollojë numrin e tyre të saktë. Por nëse BE nuk merret vesh me Ankara dhe Turqia fillon t’i transportojë migrantët me autobusë në kufirin me Bullgarinë, siç kishte kërcënuar, vështirë mund të thuhet për sa kohë gardhet, pajisjet, policët dhe ushtarakët do t’i rezistojnë valës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD