Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ted Kotcheff do që të xhirojë film për shpëtimin e hebrenjve bullgarë

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Njeri prej regjisorëve të mëdhenj të Hollivudit Ted Kotcheff, përsëri është në Sofje. Ai ka rritur në Kanada në familjen e emigrantëve bullgarë. Ka mbaruar letërsinë angleze në Universitetin në Toronto, 24 vjeçar u bë regjisori më i ri në Canadian Broadcasting Corporation. Me emrin e Ted Kocheffit lidhen filma të njohur, mes të cilëve “Përgatitja e Dudi Kravic”, i cili i ka sjell çmimin “Ariu i artë” në Berlin dhe nominim për “Oskar” për skenar më të mirë. Dy herë ka marrë pjesë edhe në konkurrimin për “Palmën e artë” në Kane.

Në Bullgari regjisori vjen për herë të dytë – me ftesë Sofja Film Festit. Thotë, se kryeqyteti ynë i dikurshëm nga koha e komunizmit ka pasur pamje tjetër, sot qendra e qytetit është shumë e bukur. Kotcheff tregoi edhe për njohjen e tij me eruditin e madh bullgar Petër Uvaliev (me pseudonimin Pierre Rouve) – producent, skenarist dhe regjisor, teoricien i artit, pedagog, shkrimtar, përkthyes. Uvalievi ka qenë producent i një filmi të mrekullueshëm të Antonionit – “Zmadhimi”, por mbase ishte shumë i gjatë, ai u shkurtua. Antonioni i famshëm i ka përdorur të gjitha propozimet e 28 vjeçarit Ted. Kotcheff deri më sot mban mend fjalët e tij: “Ne në Itali nuk mendojmë, se dialogu në filmat ka rëndësi shumë të madhe, siç mendoni ju në Hollivud. Për ne filmat janë tablo, pamje, ndërsa dialogu le t’i japin teatrit.” Sot Kotcheff pohon, se kur shkruan skenarët e veta synon të vizatojë tablo.

“Më interesojnë udhëtimet drejt njohjes së vetvetes. Filmat e mi shpesh herë janë lidhur me këtë temë, me rrugën drejt saj. Si p.sh.  në filmin tim “Të zgjohesh në frikë” personazhi kryesor mendon, se është më i ndryshëm se të tjerët. Por në një çast konstaton, se të gjithë jemi në një varkë të njëjtë ekzistenciale. Në të njëjtën mënyrë edhe në filmin “Përgatitja e Dudi Kravic” ka një vend, ku personazhit kryesor i drejtohet replika: pse lëvizesh vërdallë, a nuk mund të qëndrosh në një vend. Edhe në  rrugën time jetësore kishte një gjë të tillë. Nuk dija sa janë aftësitë e mia, nuk dija sa ndikon mbi mua origjina ime, deri ku mund të arrij.”

Ndër filmat që Ted Kotcheff prezanton në Sofja Film Fest është “Rambo: Gjaku i parë”. Është interesante, se ky film i njohur ka dy finale. Producenti nuk ka pasur dëshirë qe personazhi i Staloun-it të mbijetojë. Dhe ka vendosur të bëjë testim me publikun në Las Vegas. Pas të ashtuquajturës “vetëvrasje” në sallë u dëgjuan fjalët: “Nëse regjisori i filmit është në sallë, të shkojë të varet në llambën e parë jashtë!”. Dhe Kotcheff i tha bashkëshortes: “Të ikim sa më parë, se do të na rrahin.” Në të gjitha fletat e anketimit përkufizimi ishte i njëjtë: një film brilant action, po pse duhet personazhi të vdesë në fund? Producenti u shqetësua pas anketimit, por Kotcheff i ka ofruar një fletë me finalin tjetër – Rambo mbetet i gjallë. Versionet DVD kanë edhe të dy finalet. Cili prej tyre është i preferuar për Kotcheff? “Përfundimi ilumtur është më popullor, përfundimi fatkeq është më inteligjent. Unë i kam bërë, prandaj më pëlqejnë edhe të dytë” – thotë ai.

Prej dekadash Ted Kotcheff ëndërron të xhirojë film për shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga kampet e vdekjes në kohën e mbretit Boris III.

“Në të vërtet prej 40 vjetësh dëshiroj të bëj një film të tillë – tregoi ai. – Kur e rrëfej këtë histori në Hollivud askush nuk më beson. Thonë: në qoftë se historia ishte e vërtetë, me siguri të gjithë do të dinim për të. Nuk është e mundur të jetë e vërteta. Në fakt unë kam nisur të shkruaj skenarin, pata shumë bisedime me familjen mbretërore, me Maria Luizën – motrën e Simeonit, me vetë Simeonin dhe nipin e tij Herman. Në fund të fundit pas disa varianteve dhe projekteve skenari po thuaj është gati. Tani po kërkoj financim.”

Regjisori shpreson për subvencione nga Kanadaja. Përveç kësaj, ai ka paraqitur kërkesë për shtetësi bullgare. Kur do të marrë pasaportën bullgare do të mund të aplikojë për mjete nga fondet evropiane. “Ndërsa ne, bullgarët, do të kemi regjisor i cili ka fituar çmimin “Ariu i artë” në Berlin”, shënoi Drejtori i Sofja Film Festit Stefan Kitanov.

Në hapjen e forumit të filmave Ted Kotcheff u dekorua me Çmimin e Sofjes për kontribut në artin e filmave. Një ditë më vonë mori dhe urdhrin “Shekulli i artë” të Ministrisë së Kulturës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD