A keni plane për këtë fundjavë, në qoftë se jo dhe jeni adhurues i automobilave retro, mund të vizitoni qytetin Veliko Tërnovo. Më 19 mars për herë të shtatë të radhës aty do të zhvillohet Festivali i “Tranbantit” . Ngjarja, që u bë traditë për kryeqytetin e vjetër bullgar, mbledh pronarët e veturës atraktive nga koha e socializmit nga tërë vendi. Me gjithë se është nxjerrë nga prodhimit para çerek shekulli, prej këtij automjeti janë prodhuar mbi 3 milionë copë. Adhuruesit e tij janë nga tërë Evropa. U lidhëm me përfaqësuesin popullor Milen Mihov, i cili është njeri prej organizatorëve të festivalit. Ja se çfarë na tregoi ai:
“Festivali u afirmua si një prej ngjarjeve të mëdha në vend. Nga viti në vit interesi ndaj tij rritet. Prej tre vjetësh kemi edhe pjesëmarrje ndërkombëtare, më i fortë është grupi i miqve tanë nga Rumania. Kemi marrë kërkesa edhe nga Gjermania, Greqia dhe shpresojmë se do të bëhet festë e bukur. Sivjet për herë të parë do të prezantohet “Trabanti 600”, i cili ndoshta është i vetmi i këtij tipi automjetesh. Automobila të tjera që kanë vizituar Veliko Tërnovo janë disa limuzina, që janë vepër të gjeniut inxhinierik dhe teknik të pronarëve të tyre dhe janë vetura të pikturuara dhe të modifikuara. Në programin e aktivitetit është parashikuar gara për drejtim mjeshtëror që do të zhvillohet në parkingun e Parkut tregtar të qytetit. Do të jepen çmime për veturën më mirë të riparuar, më të vjetër dhe për pjesëmarrësit më të moshuar dhe më të ri. Sivjet organizatorët nuk i kanë harruar dhe fëmijët. Do të ketë një kënd të rregulluar për ta, ku animatorë do t’i zbavitin dhe do t’u tregojnë për historinë e kësaj marke automjeti dhe për veçoritë e saj. Prindërit gjithashtu mund të mësojnë diçka të re, si p.sh. kur është prodhuar “Tranbanti” i parë. Kjo ka ndodhur në qytetin Cvikau më 8 nëntor të vitit 1957. Makina është prodhuar për nder të satelitit të parë të lëshuar nga Bashkimi Sovjetik, emri i të cilit në gjermanisht përkthehet Trabant. Kur filloi prodhimi i tij në seri, u bë e qartë, se për karoserinë nuk ka mjaft llamarinë. Kështu lindi ideja automjeti të bëhet nga duroplast, që është kombinim midis fijeve të pambukta dhe plastmasës. Kjo e bën automjetin të pa dëmtueshëm, sepse ky material nuk ndryshket dhe u reziston goditjeve të forta, pa u deformuar.
Festivali i automjetit me motor me dy kohë është pjesë e programit të kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo në lidhje me Festen zyrtare të qytetit që është më 22 mars.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit..
Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i..