Doc. Hristo Pavllov është një emër i afirmuar në jetën muzikore të Bullgarisë. Është laureat i konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare si flautist, kompozitor dhe dirigjent. Dirigjon shumë kolektiva, mes të cilave janë Filarmonia e Çekisë, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra Metropolitane e Sofjes, Filarmonia Bullgarika, Orkestra Rinore e Radios “Classic FM”, “Simfonieta Sofja”. Është pedagog i orkestrimit, producimit të orkestrës simfonike në studio dhe i muzikës së lojërave kompjuterike në Programin e magjistraturës për kompozime filmore të “Pulse College” në Dublin, të Irlandës. Më 19 mars në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” nën dirigjimin e Hristo Pavllovit do të dëgjojmë vepra të laureatëve të Programit ndërkombëtar të “Pulse College” për muzikë filmash.
“Koncerti është me “Simfonieta Sofje” dhe nuk është e rasti që është në Akademinë Muzikore. Mendoj të vëmë fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm, që u prit me entuziazëm edhe nga kolegët nga Irlanda. Programi përfshin vetëm muzikë filmash, por ndryshe nga pritjet e publikut, nuk do të jenë melodi nga filma të njohur. Do të interpretohen vepra të autorëve që shpresojnë në të ardhmen e afërt të fitojnë popullaritet. Të gjithë janë në nivel të lartë profesional. Kanë qenë studentë në programe të ndryshme të kolegjit në Dublin.
Punoj me këta partnerë prej rreth 15 vjetësh, sidomos me udhëheqësin e kursit për kompozime filmash në kolegj – Derek Gleeson. Ai është kompozitor i muzikës filmore, por gjithashtu edhe dirigjent, prej vitesh punon në Los Anxhelos, me origjinë është irlandez. Koncerti përfshin 11 kompozitorë nga Hong Kongu, Singapori, Italia, SHBA dhe Irlanda. Për fat të keq nuk interpretojmë autorë bullgarë, sepse kurset dhe programet master në këtë kolegj janë me çmim që vështirë mund të përballohet nga një bashkatdhetar ynë. Sivjet në kursin 25 ditor që do të zhvillohet në qytetin tonë Varna gjatë verës secili prej kompozitorëve bullgarë mund të vijë dhe të dëgjojë falas. Derec Gleeson e zgjodhi qytetin Varna për shkak të vendndodhjes së tij buzë detit dhe pranisë së bazës së mirë për zhvillimin e një projekti të tillë të madh ndërkombëtar. Jam pedagog edhe në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje, ne gjithashtu kemi klasa master për kompozime mediatike. Dëshiroj që në këto kurse dhe programe të vijnë më shumë të rinj bullgarë dhe tani i kam përqendruar përpjekjet e mia në këtë drejtim.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..